U përIeshën fizikisht vite më parë, mëritë mes dy divave të muzikës vazhdojnë? Si reagoi Adelina Ismajli kur u pyet për Leonora Jakupin! Çfarë u bë mollë sherri për konfliktin mes tyre

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, teksa ka qenë e ftuar në një intervistë është vënë në siklet kur është pyetur për raportet me këngëtaren tjetër Leonora Jakupi, me të cilën vite më parë ka pasur një përleshje fizike.

Teksa ajo foli për “Radio Dukagjini”, iu dha mundësia edhe dëgjuesve të telefononin dhe të bënin nga një pyetje për këngëtaren. Ndër pyetjet më të komentuara ishte ajo e një telefonuesi, i cili kërkoi të dijë për raportin aktual mes dy këngëtareve.

Adelina refuzoi t’i përgjigjet pyetjes që iu bë teksa reagoi me të qeshura dhe tha: “Këtë pyetje duhet ta bësh tjetërkund, jo tek unë”.

Kujtojmë qenë fillimet e karrierës së tyre, Adelina dhe Leonora kanë qenë të përfshira në një përleshje fizike, e cila aso kohe kishte bërë bujë në mediat shqiptare dhe kishte përfunduar edhe në gjykatë.

Gjatë këtyre ditëve, Adelina Ismajli ka bërë një postim në “Instagram”, që ka lënë për të nënkuptuar shumë.

Adnan Jakupi leonora jakupi1

“Fshesë, fshesë dadës”, ka shkruar fillimisht ajo. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthejnë se në fakt ky ishte një postim për largimin e vëllait të këngëtares Jakupi. Por këto komente e kanë revoltuar jo pak Adelinën, që është detyruar të reagojë sërish.

Duke mos e fshehur ironinë, ajo ka thënë se nuk e ka pasur për të dhe ka thënë se nuk duhet të krahasojnë një mbeturinë me një diplomat.

“Fshisa (fshesa) është mjet për pastrimin e mbeturinave. Kurse juve gazetarë të caktuar, turp t’ju vijë që krahasoni një diplomat me një mbeturinë. Tregoni pak nivel ju lutem. Shëroni komplekset”, ka thënë më tej ajo.

Kjo u komentua në media pas rivalitetit që dyshja ka prej vitesh dhe ende nuk kanë raporte të mira njëra me tjetrën. Sherri më i bujshëm i showbizz-it shqiptar i para 17 viteve është padyshim ai mes dy këngëtareve Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi. Dy divat e skenës muzikore shqiptare u konfliktuan fizikisht në prapaskenat e një koncerti dhe arsyet nuk diheshin ende deri më sot.

Për herë të parë, për këtë sherr ka folur Ismajli, e cila ka thënë se arsyeja e sherrit ka qenë goditja që Leonora i ka bërë të ëmës së saj, pasi dollapi ka qenë i ngushtë.

“Po, ka pasur përleshje, por pse ka ndodhur kjo nuk e di. Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Mbaj mend se ishte një gardërobë e ngushtë, ajo kaloi dhe goditi mamin. Mami i bërtiti pak për shkak të stresit të xhirimeve”, shprehet Ismajli në studion e emisionit. Më tej, Ismajli thotë se Leonora e ka kapur prej fyti të ëmën, prandaj Adelina ka ndërhyrë.

“Kur mami i tha ‘kujdes’, ajo e kapi prej fyti dhe aty ndërhyra unë”, tregon Adelina, që shton se pavarësisht sherrit, nuk e urren Leonorën.

“Unë ende nuk e kam të qartë nëse jemi apo jo rivale, por sinqerisht e them se nuk kam xhelozi për askënd, e aq më pak për një vajzë të re, e për më tepër, për një këngëtare që ka kënduar në Koshare dhe ka kënduar për ushtarët, unë nuk mundem ta urrej. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur gjithmonë prej palës tjetër”, u shpreh Ismajli.

adelina ismajli4

Ndërkohë, për sherrin Leonora Jakupi nuk ka zgjedhur të flasë shumë në media, duke u mjaftuar vetëm me postime që ironizojnë kolegen. Pas intervistës së Adelinës, Leonora ka reaguar për herë të parë, duke postuar një video nga koncerti që mbajti në Drenicë, ku me shkronja të mëdha shkruhet fjala “Diva”.

leonora jakupi (4)

Në këtë mënyrë, Leonora ka treguar përkrahjen e madhe që vazhdon të ketë nga publiku. Pas mamit të Adelinës, ky sherr tashmë është ndezur për një tjetër familjar, këtë herë vëllait të Leonorës. Mbetet për t’u parë se si do të vijojë historia e dy këngëtareve, që ende nuk kanë lënë pas konfliktet e shumë viteve më parë.

Related Posts

Parashikimi i motit, përkeqësim në fundjave

Intervale me diell paraqiten më shpesh ditën e premte në vend. Herë herë kalojnë vranësira të larta, e nga pasdita me zhvillime të vransirave lokale, shfaqen kushte…

“Fajdexhinjtë më bënë për spital, në prani të vajzës së mitur”, “Donin që toka ime të bëhej e tyre”-Rrëfimi i të dëmtuarit

Liridon Osmani nga Vushtrria, në një intervistë për Insajderin, ka thënë se më 22 maj është sulmuar para institucionit parashkollor që e ndjek vajza e tij. Sipas…

HOROSKOPI DITOR, E premte 23 Maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Pozicioni i Venusit gjatë orëve të ardhshme mund të favorizojë kthimin e një personi të largët ose të sjellë mundësi të reja për…

FERRl I PUSHlMEVE/ 28 vjєçarja ndërron jєtë papritur në Turqi, pas kthimit të trupit familja e saj zbulon se ‘ZEMRA ishte hєqur nga mjєkët’

Familja zbuloi detajet e përvojës së tyre të tmerrshme pas kthimit të trupit në Britani. Nëna britanike, 28 vjeçe, humbi jetën në mënyrë misterioze gjatë pushimeve në…

Xherdan Shaqiri i bashkohet Presidentes Osmani në darkën shtetërore në Zvicër

Futbollisti Xherdan Shaqiri i është bashkuar Presidentes Vjosa Osmani në darkën shtetërore në Zvicër. Osmani po qëndron në Zvicër në një vizitë zyrtare ku është pritur me…

Zhν’arrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte m*nicione me vete në νarr

Gjashtë dëshmorë të Vrellës së Istogut u eks-humuan nga varret ku pushuan mbi dy dekada. Madje, për zhvarrimin e njërit prej tyre u desh edhe ndihma e…