Mark Zuckerberg shpall fundin e celularëve, do të zëvendësohen nga një pajisje e re

Fundi i telefonave inteligjentë, që sot janë pjesë thelbësore e jetës së përditshme, duket se është afër. Këtë parashikim e bën Mark Zuckerberg. Sipas CEO-s së “Meta”, ata do të zëvendësohen për disa vite nga syzet me realitet të shtuar.

Zuckerberg prezantoi syzet e reja holografike “Meta Quest 3S”, me një çmim fillestar prej 299.99 dollarësh (më shumë se 260 euro). Kjo pajisje, sipas sipërmarrësit, do të shënojë fillimin e një epoke të re në ndërveprimin dixhital, duke kapërcyer varësinë aktuale nga telefonat.

“Telefonat janë të vegjël, shpërqendrojnë dhe të largojnë nga ndërveprimet ballë për ballë”, – tha Zuckerberg, duke theksuar se syzet e reja ofrojnë një përvojë më natyrale, më gjithëpërfshirëse dhe më të lidhur me ambientin real.

Ndryshe nga celularët që kërkojnë përqendrim të vazhdueshëm tek ekrani, “Meta Quest 3S” do t’iu mundësojë përdoruesve të ndërveprojnë me përmbajtje dixhitale vizualisht dhe në mënyrë akustike pa humbur kontaktin me botën reale.

Portabiliteti, lidhja direkte me internetin dhe aftësia për të mbivendosur elementë virtualë mbi ambientin fizik janë disa nga karakteristikat që përforcojnë vizionin e “Meta”. Edhe pse mund të duket si një ide futuristike, Zuckerberg u shpreh qartë për afatet: “Brenda 10 vitesh, shumë njerëz nuk do të mbajnë më me vete një telefon, do të përdorin syzet për gjithçka”.

E gjitha kjo nuk do të përfaqësonte vetëm një ndryshim në mënyrën se si komunikojnë njerëzit, por edhe një transformim të thellë në mënyrën se si aksesohen informacionet, përthithen përmbajtjet dhe zhvillohet ndërveprimi social.

Syzet, duke integruar funksione që aktualisht i kryejnë celularët, si mesazhet, navigimi, video-thirrjet dhe rrjetet sociale, pozicionohen si një alternativë që kombinon efikasitetin teknologjik me më shumë liri vizuale.

Prezantimi i “Meta” është në linjë me tendencën gjithnjë e më të fortë në sektorin teknologjik drejt pajisjeve më të integruara, gjithëpërfshirëse dhe më pak ndërhyrëse. Me zhvillimin e realitetit të shtuar dhe inteligjencës artificiale, pajisje si “Meta Quest 3S” mund të zëvendësojnë plotësisht pajisjet tradicionale që njohim sot.

CEO i “Meta” nuk u mjaftua vetëm me prezantimin e një produkti të ri, por shpalli fillimin e fundit të telefonave celularë, siç i njohim. Nëse parashikimi i tij realizohet, brenda një dekade mund të jetojmë në një shoqëri ku ekranet në duar zëvendësohen nga lente në sy, duke hapur një kapitull të ri në historinë e teknologjisë personale.

Related Posts

9-vjeçarja VDlQ në heshtje — arsyeja e vërtetë do t’ju tr*nditë

Kjo është një nga ato raste që tr*ondit thellë këdo që njihet me faktet, sidomos kur vi*ktima është një fëmijë i pafajshëm. Një histori neglizhence eks*treme, dhimbjeje…

3 vajza zhdukën për vite me radhë pa lënë gjurmë — e vërteta u zbulua, ishin vetëm disa metra larg..

Cleveland, Ohio, SHBA — 2002–2013 Në qytetin e qetë të Cleveland-it, Ohio, për gati një dekadë u fsheh një nga tragjeditë më të errëta të Amerikës moderne….

Doli për të marrë 850 dollarë — u kthye e gjყɱtuar për gjithë jetën

Nju Jork, SHBA — 1986 Më 5 qershor 1986, Marla Hanson, një modele 24-vjeçare nga Nju Jorku, doli nga një bar në Manhattan për të marrë një…

Erdhi në jetë 16 javë më herët, askush nuk ishte i sigurt nëse do të mbijetonte. Por zemra e babait..

Berlin, Gjermani — Spitali Charité Ishte vetëm 5 muajsh në barkun e nënës, 16 javë më herët se koha e duhur, dhe peshonte pak më shumë se…

Horoskopi ditor, e enjte 1 janar 2026

Dashi Ata qe janë ne çift nuk do kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet ne çift do jene te mëdha. Vetëm ne mbrëmje situata do përmirësohet…

Çifti i ri gjen portofolin me 300 mijë lekë brenda: Ma sollën në shtëpi, i falenderoj nga zemra!

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të falënderuar publikisht një çift të ri, të cilët gjetën dhe i dorëzuan portofolin që ajo kishte…