Akuzonte fqinjët itaIianë se i bënin magji të zezë, shqiptarja “pIaset” 2 vjet ne burg

Një rast i pazakontë dhe dramatik ka tronditur qytetin e Cremonës në Itali, ku një grua shqiptare 51-vjeçare është dënuar me dy vite burg dhe një gjobë prej 7 mijë eurosh për përndjekje të vazhdueshme ndaj fqinjëve të saj për një periudhë prej dhjetë vitesh.

Sipas vendimit të gjykatës, gruaja ka ushtruar një fushatë të përditshme ngacmimesh, ofendimesh dhe sjelljesh kërcënuese ndaj çiftit italian Giuseppina dhe bashkëshortit të saj, të cilët jetonin pranë saj. “Na shihte si djallin, thoshte se po i bënim magji të zezë. Nuk ndalonte së na fyeri çdo ditë me zë të lartë. Na pështynte sa herë na shihte”, dëshmoi Giuseppina në gjykatë, një grua 70-vjeçare që tashmë jeton vetëm pas vdekjes së bashkëshortit të saj në vitin 2024.

Fqinji shqiptar thuhet se ka përdorur gjeste fyese, ka krijuar zhurmë të vazhdueshme në banesë, dhe ka shpërndarë akuza të çuditshme si ajo se “fqinjtë i bënin magji me sodë buke” apo se vajza e tyre “e hipnotizonte si Giucas Casella”. Viktimat, të shqetësuar dhe të pafuqishëm përballë situatës, i ishin drejtuar në mënyrë të përsëritur institucioneve dhe punonjësve socialë, por pa rezultat.

Në mbrojtjen e saj, e pandehura mohoi gjithçka dhe akuzoi fqinjët për sjellje arrogante dhe ofenduese, duke pretenduar se ajo vetë ishte viktimë. Avokati i saj, Massimo Tabaglio, e përshkroi si një grua që “jeton në botën e saj dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore, jo ndëshkim penal”.

Megjithatë, gjykata nuk e pranoi këtë argument, duke vendosur një dënim më të ashpër sesa kishte kërkuar prokurori – dy vite burg dhe dëmshpërblim për dëmet psikologjike të shkaktuara. Rasti ka rikthyer në vëmendje mungesën e ndërhyrjes efektive institucionale në situata të tilla dhe nevojën për mbështetje të hershme psikologjike dhe sociale.

Related Posts

9-vjeçarja VDlQ në heshtje — arsyeja e vërtetë do t’ju tr*nditë

Kjo është një nga ato raste që tr*ondit thellë këdo që njihet me faktet, sidomos kur vi*ktima është një fëmijë i pafajshëm. Një histori neglizhence eks*treme, dhimbjeje…

3 vajza zhdukën për vite me radhë pa lënë gjurmë — e vërteta u zbulua, ishin vetëm disa metra larg..

Cleveland, Ohio, SHBA — 2002–2013 Në qytetin e qetë të Cleveland-it, Ohio, për gati një dekadë u fsheh një nga tragjeditë më të errëta të Amerikës moderne….

Doli për të marrë 850 dollarë — u kthye e gjყɱtuar për gjithë jetën

Nju Jork, SHBA — 1986 Më 5 qershor 1986, Marla Hanson, një modele 24-vjeçare nga Nju Jorku, doli nga një bar në Manhattan për të marrë një…

Erdhi në jetë 16 javë më herët, askush nuk ishte i sigurt nëse do të mbijetonte. Por zemra e babait..

Berlin, Gjermani — Spitali Charité Ishte vetëm 5 muajsh në barkun e nënës, 16 javë më herët se koha e duhur, dhe peshonte pak më shumë se…

Horoskopi ditor, e enjte 1 janar 2026

Dashi Ata qe janë ne çift nuk do kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet ne çift do jene te mëdha. Vetëm ne mbrëmje situata do përmirësohet…

Çifti i ri gjen portofolin me 300 mijë lekë brenda: Ma sollën në shtëpi, i falenderoj nga zemra!

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të falënderuar publikisht një çift të ri, të cilët gjetën dhe i dorëzuan portofolin që ajo kishte…