Konf*ikti d*gradon në thikë dhe a’rmë në Vlorë, poI*icia ndërhyn në sekondat e fundit – VIDEO

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë dhe thikë në Panaja, arrestohet 28-vjeçari, procedohet 34-vjeçari

Një konflikt mes dy shtetasve në fshatin Panaja të Vlorës ka rrezikuar të përshkallëzohet në ngjarje me pasoja të rënda, por ndërhyrja e menjëhershme e Policisë së Shtetit ka parandaluar përkeqësimin e situatës.

Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje për motive të dobëta mes shtetasve Kejvi Bendaj, 28 vjeç, dhe B. B. (i njohur edhe si B. H.), 34 vjeç, të dy banues në Panaja. Policia njoftoi se 28-vjeçari Bendaj kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur më herët nga Gjykata për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Pavarësisht kësaj, ai ka dalë nga banesa dhe ka goditur me thikë 34-vjeçarin, si dhe i ka dëmtuar automjetin.

Pas ngjarjes, 34-vjeçari ka reaguar duke shkuar në banesën e Bendajt, ku e ka kanosur me një armë gjahu dhe i ka dëmtuar automjetin, duke u bërë edhe ai subjekt i hetimit penal.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Kejvi Bendaj, ndërsa ndaj shtetasit B. B. ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”. Arma e gjahut e përdorur për kanosjen është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi B. B. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related Posts

9-vjeçarja VDlQ në heshtje — arsyeja e vërtetë do t’ju tr*nditë

Kjo është një nga ato raste që tr*ondit thellë këdo që njihet me faktet, sidomos kur vi*ktima është një fëmijë i pafajshëm. Një histori neglizhence eks*treme, dhimbjeje…

3 vajza zhdukën për vite me radhë pa lënë gjurmë — e vërteta u zbulua, ishin vetëm disa metra larg..

Cleveland, Ohio, SHBA — 2002–2013 Në qytetin e qetë të Cleveland-it, Ohio, për gati një dekadë u fsheh një nga tragjeditë më të errëta të Amerikës moderne….

Doli për të marrë 850 dollarë — u kthye e gjყɱtuar për gjithë jetën

Nju Jork, SHBA — 1986 Më 5 qershor 1986, Marla Hanson, një modele 24-vjeçare nga Nju Jorku, doli nga një bar në Manhattan për të marrë një…

Erdhi në jetë 16 javë më herët, askush nuk ishte i sigurt nëse do të mbijetonte. Por zemra e babait..

Berlin, Gjermani — Spitali Charité Ishte vetëm 5 muajsh në barkun e nënës, 16 javë më herët se koha e duhur, dhe peshonte pak më shumë se…

Horoskopi ditor, e enjte 1 janar 2026

Dashi Ata qe janë ne çift nuk do kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet ne çift do jene te mëdha. Vetëm ne mbrëmje situata do përmirësohet…

Çifti i ri gjen portofolin me 300 mijë lekë brenda: Ma sollën në shtëpi, i falenderoj nga zemra!

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të falënderuar publikisht një çift të ri, të cilët gjetën dhe i dorëzuan portofolin që ajo kishte…