Ranë nga dritarja e banesës së tyre në katin e katërt, ja dëshmia e fqinjëve për dy motrat me origjinë shqiptare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Xhenova, Itali, ku dy motra me origjinë shqiptare kanë rënë nga dritarja e banesës së tyre në katin e katërt të një pallati.

Si pasojë e rënies, njëra prej tyre, 31 vjeçare, ka ndërruar jetë në vend, ndërsa motra e saj 34 vjeçare ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës dhe autoritetet italiane po hetojnë për shkaqet e incidentit. Dritarja nga e cila kanë rënë motrat është e vogël, një detaj që i ka çuar hetuesit të dyshojnë për mundësinë e një vetëvrasjeje, megjithatë ngjarja ende mbetet e paqartë.

Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që njëra prej motrave mund të jetë përpjekur të vetëvraset, ndërsa tjetra mund të ketë rënë përpjekur për ta shpëtuar, por është rrëzuar gjithashtu.

Fqinjët e kanë ndihmuar policinë me informacionet e tyre, duke treguar se kishin dëgjuar një zhurmë dhe kishin parë një grua të shtrirë në tokë në korridorin hyrës të pallatit. Pas disa minutash, ata kanë parë se përmbi të kishte rënë dhe motra tjetër.

Dy motrat, që kanë qenë në banesë së bashku me fëmijët e tyre, janë ndihmuar nga fëmijët, të cilët kanë hapur derën për të mundësuar ardhjen e policisë.

Një detaj tjetër i rëndësishëm është se 31-vjeçarja, e cila humbi jetën, pritej të paraqitej më 10 janar për një seancë dëgjimore lidhur me kujdestarinë e pesë fëmijëve të saj, të cilët ishin besuar ish-bashkëshortit të saj.

Related Posts

Rekord AB0RTESH në këtë shtet, afro 300 mijë raste brenda një viti

Një raport i publikuar sot nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social ka konfirmuar se viti 2023 ka shënuar numrin më të lartë të aborteve të regjistruara…

Momenti i frikshëm kur vinçi shembet në autostradën “Rama 2” dhe zë poshtë makinat

Një vinç ndërtimi është shembur të enjten pranë kryeqytetit Bangkok në Tajlandë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Ngjarja ka ndodhur në provincën Samut Sakhon, gjatë punimeve…

Aksident me vd*kje në KRYEQYTET. Ka dhe 4 të pIagosur

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në mbrëmje në rrugën Komoran–Carralevë, në…

VIDEO – Aksidenti sonte në Durrës, makina ‘fluturoi’ nga Ura e Dajlanit. Një vajzë dyshohet se ka vd*kur

Aksidenti që ndodhi sonte pak para mesnate në Durrës, dyshohet se i ka marrë jetën një vajze. Nga policia nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Në vendngjarje…

Horoskopi ditor, e premte 16 janar 2026

Dashi Edhe pse keni arsye për te qene te stresuar, nuk do te ishte mire qe ta tregonit atë ne publik. Te nxitur edhe nga prezenca e…

34-vjecarja shkoi të bëj B0T0X, por shikoni cfarë i ndodhi fytyrës

Nje nene 34 vjecare ka treguar se si botoksi qe beri i la shenja ne fytyre per 12 jave. Ajo kerkoi estetistes qe te rregullonte buzet dhe…