Tr*gjedie madhe! VD*SIN nëntë fëmijë

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës, ku një sulm ajror izraelit goditi banesën e një mjekeje lokale, duke i marrë jetën nëntë nga dhjetë fëmijët e saj, njoftoi Spitali Nasser, ku ajo punon.

Sipas mjekëve, vetëm një nga fëmijët, bashkë me të atin, mbijetuan, megjithëse të plagosur rëndë. Djali 11-vjeçar i Dr. Alaa al-Najjar iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale nga kirurgu britanik Graeme Groom, që ndodhet si vullnetar në spitalin Nasser.

Pamje të verifikuara nga BBC tregojnë skena të dhimbshme, ndërsa trupat e pajetë të fëmijëve nxirreshin nga rrënojat. Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, tha se shtëpia u godit pak pasi babai, Hamdi al-Najjar, ishte kthyer në banesë, pasi kishte shoqëruar gruan në punë.

“Fëmija më i madh ishte vetëm 12 vjeç,” – deklaroi Dr. Muneer Alboursh, drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal, konfirmoi se fillimisht u nxorën tetë trupa nga rrënojat, por më pas numri i viktimave u përditësua në nëntë fëmijë të vrarë.

Në një deklaratë të përgjithshme, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kishin goditur mbi 100 objektiva në Gaza brenda 24 orëve të fundit. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë raportoi se të paktën 74 persona janë vrarë në këtë periudhë.

Dr. Youssef Abu al-Rish, mjek në të njëjtin spital, tha se gjeti Dr. Alaa al-Najjar në sallën e operacionit, në pritje për të marrë lajme për gjendjen e djalit të saj, të vetmit nga fëmijët që i mbijetoi sulmit.

Në një deklaratë të dhimbshme, një i afërm i familjes, Youssef al-Najjar, tha:

“Mjaft! Kini mëshirë për ne! Jemi të rraskapitur nga zhvendosja dhe uria!”

Related Posts

‘Çm*ndet’ moti/ Temperatura ‘ek*treme’, paralajmëron meteorologia: E premtja e 6 qershorit, dita më..

Meterologia Anira Gjoni thotë se muaji qershor do të karakterizohet nga temperatura të larta. Në NJë emsion, Gjoni u shpreh se e premtja e 6 qershorit, është…

Do keni fr*ke edhe..! Qeveria rekruton 6000 persona si policë ‘spiunë’! Si do zbulohet gjithcka cfare bejme

Gjatë diktaturës, Anëtarët e Grupit të Bashkëpunimit Vullnetar të Policisë, përgjonin ditë-natë nëpër rrugë, lagje, ndërmarrje, shkolla, universitete, trena, hotele, ditë festash, zgjedhjesh e ndeshjesh futbolli, dhe…

Humbin jetën në Vlorë diten e sotme 19 dhe një 16 vjecar

Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik në Vlorë, ku dy të rinj që po udhëtonin me motor kanë humbur jetën. Pas një momenti ku dyshohet se drejtuesi…

“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3 mijë euro”, efektivi i burgut të Durrësit shantazhon të dënuarin, letra që e “fundosi”

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhër SPAK që të hetojë rastin e një punonjësi në burgun e Durrësit. Top Channel raporton se…

Parashikimi i Horoskopit për muajin Qershor/ Meri Gjini: Këto 2 shenja do bëjnë kthesën e madhe!

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin Qershor, në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Muajin e parë të verës…

Egli tregon nëse kënga e saj është dedikim për Gjestin

Egli, e ftuar te “Goca dhe Gra”, tregoi mbi jetën e saj private dhe pasionet. Ndër të tjera, ajo u ndal edhe te projekti i fundit muzikor,…