Skip to content

Babë e bir sυImojnë me s’patë një 58-vjєçar për t’i marrë jєtën, e pIᶏgosin rëndë

Pashuk Paluca dhe djali i tij, Ndue Paluca dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (sopatë), Llesh Marku, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

Fier – Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Shtyllas të Fierit, ku një 58-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sulmi me sëpatë nga babë e bir.

Sipas policisë, viktima, shtetasi Llesh Marku ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve pasi ka mbetur j plagosur rëndë në sulmin me sëpatë, raporton noa.al.

Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ai është sulmuar nga Pashuk Palucs 63 vjeç, dhe djali i tij Ndue Paluca, 40 vjeç, të dy banues në Shtyllas.

Pak pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier shkuan në vendngjarje dhe arrestuan në flagrancë Pashuku ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim.

Policia ka sekuestruar edhe mjetin prerës (sopatë) me të cilin është kryer sulmi. Ngjarja po hetohet si “vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. /noa.al

Published inTë fundit