Gjatë vj’edhjes së një banke, gra’bitësi u tha klientëve: “Qëndroni pa lëvizur, paratë i përkasin shtetit, jeta ju takon juve”

Gjatë vjedhjes së një banke, grabitësi u tha klientëve: “Qëndroni pa lëvizur, paratë i përkasin shtetit, jeta ju takon juve”.

Të gjithë qëndruan të qetë. Kjo quhet “Ndryshim mendimi”, pra, ndryshon mënyrën se si mendon.

Kur grabitësit u kthyen në shtëpi, grabitësi më i ri i tha më të vjetrit: “Le t’i numërojmë paratë”.

Grabitësi më i vjetër u përgjigj: “Mos u bëj budalla.

Janë shumë para dhe do të na marrë orë për t’i numëruar.

Lajmet e natës do të na tregojnë se sa kemi vjedhur…”

Kjo quhet “Eksperiencë” Dhe sot përvoja është më e rëndësishme se sa diplomat.

Kur hajdutët u larguan, në bankë drejtori i tha përgjegjësit të telefononte shpejt policinë.

Përgjegjësi u përgjigj: “Prit.

Le të marrim 10 milionë nga banka dhe le t’i shtojmë në 50 milionët e tjerë që kemi gëlltitur. ”

Kjo quhet: “Noto me valën” Të kthesh një situatë të keqe në të mirën tënde.

Përgjegjësi tha: “Sa mirë do të ishte të kishim një grabitje çdo muaj”.

Kjo quhet “Te vrasësh mërzitjen”.

Lumturia personale është më e rëndësishme sesa puna.

Ditën tjetër lajmet raportuan se nga banka ishin vjedhur 80 milionë. Grabitësit numëruan paratë por kishin vjedhur vetëm 20 milionë.

Dhe u irrituan për shkak se ata kishin rrezikuar jetët e tyre për 20 milionë .. ndërsa drejtori dhe përgjegjësi vodhën 60 milionë.

Është më mirë të jesh i shkolluar se sa një hajdut.

Kjo quhet: “Dituria vlen sa ari” Përgjegjësi ishte i lumtur për shkak se deklaroi grabitjen, u mbulua nga sigurimet dhe shteti.

Kjo quhet “Kape mundësinë nga flokët”

Atëherë ..

Kush janë “vjedhësit e vërtetë”?

Scroll to Top