Shqiptari përpIaset për vd*kje gjatë ndjekjes nga poIicia në Itali

Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në Itali, pas një ndjekjeje me shpejtësi nga policia.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u përplas me një shtyllë ndriçimi dhe më pas mjeti i tij u përmbys.

Ngjarja ndodhi në një nga lagjet e Nettuno-s. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari iu arratis policisë pasi në makinë kishte një sasi të madhe kokaine.

Ndjekja ndaj tij filloi rreth orës 20:30, kur efektivët nuk ndaluan dot dy makina në një postbllok.

Një prej mjeteve të policisë arriti të ndalojë të parën, në drejtimin e të cilit, ishte një 28-vjeçar italian.

Ndërsa shqiptari mori një drejtim tjetër. Ai u fut në një rrugë rurale, të paasfaltuar.

Për shkak të shpejtësisë së lartë dhe rrugës me gropa, makina e tij u përplas me një shtyllë ndriçimi dhe më pas u përmbys.

Për pasojë, 38-vjeçari mori lëndime shumë të rënda dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes para se të shkonte ambulanca. Trupi i pajetë i tij u dërgua në morg, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Policia gjeti në mjetin e tij, 25 kilogramë kokainë të ndarë në 23 pako.

Sakaq italiani i arrestuar në makinën tjetër akuzohet për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Related Posts

Gjermania “shtrëngon” ligjet e imigracionit, ndalon bashkimin familjar për këta persona

Qeveria gjermane planifikon të zbatojë një marrëveshje koalicioni javën e ardhshme për të forcuar më tej ligjet e imigracionit, të cilat përfshijnë heqjen e procedurës së përshpejtuar…

E dini se natën nuk duhet të bëni kurrë këto veprime?

Natën, trupi dhe truri ynë hyjnë në një ritëm tjetër – atë të qetësimit, rigjenerimit dhe pushimit. Por shpesh, pa e ditur, bëjmë disa veprime që ndikojnë…

Dikur e kishte të dashur, por sot kjo këngëtare e njohur shqiptare është shoqja e ngushtë e Sinan Hoxhes

Këngëtari i njohur Sinan Hoxha, i cili prej vitesh është një emër i dashur për publikun shqiptar, njihet jo vetëm për hitet e tij, por edhe për…

Humb jetën 52 vjecari në Tiranë pasi i bie bolieri i dushit mbi kokë

TIRANË- Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht këtë mesditë në kryeqytet. Mësohet se i ndjeri me iniciale B.H ishte duke punuar në banesën e një tjetër personi…

Ndryshimi drastik i motit. Reshje dhe erëra të forta në disa zona të vendit

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak Moti do të jetë kryesisht me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shfaqen më të theksuara në…

Pikëlluese! U mblodh me shokët për festën e beqarisë, 30-vjeçari mb*ytet në det një javë para dasmës së tij

Një 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mesditën e sotme në plazhin Kathisma të Lefkadës në Greqi, pasi u mbyt nga dallgët e forta për shkak të motit…