Gjermania “shtrëngon” ligjet e imigracionit, ndalon bashkimin familjar për këta persona

Qeveria gjermane planifikon të zbatojë një marrëveshje koalicioni javën e ardhshme për të forcuar më tej ligjet e imigracionit, të cilat përfshijnë heqjen e procedurës së përshpejtuar për marrjen e nënshtetësisë gjermane dhe ndalimin e bashkimit familjar për njerëzit me mbrojtje shtesë.

“Deri më tani, deri në 1000 njerëz në muaj mund të emigronin në Gjermani si pjesë e programit të bashkimit familjar. Tani ky është fundi”, tha ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt, në një intervistë për Bild.

Ai shpjegoi se në mbledhjen e kabinetit këtë të mërkurë, qeveria do të kalojë ndryshimet në ligj për të cilat është rënë dakord në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë së re, të cilat kanë të bëjnë me ndalimin e programit të bashkimit familjar dhe heqjen e përshpejtuar të marrjes së shtetësisë.

Personat që gëzojnë të ashtuquajturën mbrojtje shtesë në Gjermani nuk do të mund të marrin më anëtarë të familjes në Gjermani.

Personat me mbrojtje shtesë janë personat të cilëve nuk u është dhënë azil por nuk dëbohen sepse kërcënohen me persekutim ose jeta e tyre është në rrezik në vendin e origjinës.

Pasi të pushojë rreziku në vendin e tyre të origjinës, për shembull pas përfundimit të luftës, pushon së zbatuari edhe mbrojtja.

Në të njëjtën kohë, ligji i miratuar së fundmi për marrjen e përshpejtuar të shtetësisë gjermane pas vetëm tre vitesh qëndrimi në Gjermani po shfuqizohet.

“Ne duhet të eliminojmë faktorët që tërheqin refugjatët në Gjermani. Dhe duke e bërë këtë, ne tregojmë se politika e migracionit në Gjermani po ndryshon”, tha Dobrindt.

Related Posts

Tro*nditëse! 35-vjeçari mb’yt ish-të dashurën t’rupin e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një burrë 35-vjeçar i cili rrëfeu se kishte mbytur…

Austri: Vdes në aksident 21-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur pas përplasjes së dy veturave në rrugën L1436 në Perg të Austrisë ku la të vdekur 21 vjeçarin nga Kosova. Pas intervenimit…

Trυмp kërcëηon shtetin e Kalifornisë me ndërprerje të fondeve nëse nuk e ηdalojnë atë të garojë me gra

Presidenti i SHBA-së, Donald Trυmp, ka nisur një sulm të ri ndaj Kalifornisë, duke kërcënuar se do të ndërpresë fondet federale për shtetin, pas pjesëmarrjes së një…

Deputeti njofton largimin e tij nga detyra në një mënyrë të pazakontë, duke pirë birrë nga këpuca në parlament

Kyle McGinn, deputeti i Partisë Laburiste në Këshillin Legjislativ të Australisë Perëndimore ka lajmëruar largimin e tij nga detyra në një mënyrë të pazakontë. Ai e ka…

Tre shqiptarë, babai, djali dhe xhaxhai i morën j*tën noteres greke (Emrat dhe fotot)

Zakynthos: Babai, Bedri, djali, Bedri, dhe xhaxhai Spiro, që të tre shqiptarë, qëndrojnë pas vrasjes së noteres 69-vjeçare – Si arritën autoritetet në gjurmët e tyre E…

Tentoi të rr*mbejë një 18-vjeçare në banesën e saj, arres’tohet 38-vjeçari në Gramsh

Gramsh, 27 maj 2025 – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Gramshit, ku një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia pas një denoncimi…