E zuri gjumi në timon? I riu bie me makinë në kanal dhe humb j*tën

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30, në rrethrrotullimin e Kolonjës, përgjatë aksit nacional Fier–Lushnjë.

Një 28-vjeçar i identifikuar si Serxhio Gogaj, 28 vjeç ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin e mjetit tip “Volkswagen”, që drejtonte dhe ka përfunduar në një kanal kullues anës rrugës. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit, e ndjekur nga shpejtësia e lartë që ka bërë që makina të përplaset dhe të thyejë barrierën e hekurt mbrojtëse.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e qytetit të Lushnjës. Ndërkohë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse vdekja ka ndodhur si pasojë e përplasjes apo përmbytjes në ujë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related Posts

“E ka bezdi të thotë që është fëmija im…”, Grida Duma rrëfehet si kurrë më parë për djalin e saj

Si rrallëherë moderatorja e Top Story Grida Duma ka folur për djalin e saj Darien, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”. Është një individ…

Parashikimi i horoskopit 6 korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Besimi në vetvete do ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet personale. Sot është dita ideale për të nisur një projekt të ri. Puna mund të kërkojë më shumë…

E rëndë në Pogradec/ Gjendet një ku*fomë në liqen, ende pa identitet

Një person është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë sapo është nxjerrë në breg nga policia kufitare. Bëhet…

Tragjedi/ Fëmija i mitur mb*ytet në pishinën familjare, dërgohet në spital pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zallç të Istogut, ku një vajzë rreth 2-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht. Ajo është mbytur në një pishinë familjare…

Këmbimi valutor 6 korrik 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 6 korrik 2025, dollari amerikan blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro blihet me 97.4 lekë dhe shitet 98.2 lekë. Franga zvicerane…

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin. Shumica…