Arrestohet në Dubai bosi i madh i dr*gës, Klodiana Lala zbulon lidhjen e Dritan Gjikës me ish-Presidentin e Ekuadorit

Është arrestuar në Dubai bosi i drogës, Dritan Gjika, i cili kërkohej për llogari të Ekuadorit. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” dha detaje nga aktiviteti i tij, duke e konsideruar si një personazh shumë të rëndësishëm të krimit të organizuar, i dyshuar si koka e një organizate që trafikonte sasi të mëdha të drogës dhe pastronte para.

Ajo deklaroi se Gjika e ka patur aktivitetin e tij në Amerikën Latine, ndërsa në Shqipëri dyshohet se organizata ka pastruar para.

“Bëhet fjalë për një nga njerëzit më të rëndësishëm të narko-trafikut në Ekuador. Është arrestuar në Emiratet e Bashkuar Arabe. Dritan Gjika është ekspozuar për herë të parë nga Inside Crime. Bëhet fjalë për kreun e një grupi shumë të fuqishëm kriminal që ka trafikuar tonelata drogë dhe dyshohet se ka pastruar 32 mln euro. Ka operuar në Amerikën Latine. Lidhjet e tij në Ekuador dhe Amerikë Latine janë shumë të fuqishme. Në Ekuador kanë shpallur në kërkim edhe gjyqtar për favorizim të Dritan Gjikës. Rezulton me lidhje deri te ish Presidenti i Ekuadorit. Kishte lidhje te njerëzit më të rëndësishëm në Ekuador.

Ai është kreu i grupit sipas Prokurorisë atje. Rezulton grup me shumë eksponentë, jo tërësisht shqiptarë. Dritan Gjika kishte edhe eksponentë të tjerë nga Ekuadori, kolumbianë, etj. Krahas trafikut të drogës bëhej edhe pastirmi i parave dhe paratë kaloni në sistemin Hawala, ku paratë nuk transferohen fizikisht, lihen diku dhe merren diku tjetër, pa transfertë fizike.

Kanë likuiditet cash në vende të ndryshme të botës për të bërë transferimin. Në Shqipëri nuk ka patur bujën e duhur. E ka bërë aktivitetin e tij në Amerikën Latine, Ekuador e me radhë. Ekuadori e kërkon për aktivitetin që ka kryer atje. Pas Dritan Rexhepit është ndoshta shqiptari më i rëndësishëm që është shpallur me kartelë të kuqe. Ka patur aktivitet edhe në Spanjë. Shqipëria është prekur te pastrimi i parave, dyshohet se janë pastruar para“, tha ndër të tjera Lala.

Related Posts

9-vjeçarja VDlQ në heshtje — arsyeja e vërtetë do t’ju tr*nditë

Kjo është një nga ato raste që tr*ondit thellë këdo që njihet me faktet, sidomos kur vi*ktima është një fëmijë i pafajshëm. Një histori neglizhence eks*treme, dhimbjeje…

3 vajza zhdukën për vite me radhë pa lënë gjurmë — e vërteta u zbulua, ishin vetëm disa metra larg..

Cleveland, Ohio, SHBA — 2002–2013 Në qytetin e qetë të Cleveland-it, Ohio, për gati një dekadë u fsheh një nga tragjeditë më të errëta të Amerikës moderne….

Doli për të marrë 850 dollarë — u kthye e gjყɱtuar për gjithë jetën

Nju Jork, SHBA — 1986 Më 5 qershor 1986, Marla Hanson, një modele 24-vjeçare nga Nju Jorku, doli nga një bar në Manhattan për të marrë një…

Erdhi në jetë 16 javë më herët, askush nuk ishte i sigurt nëse do të mbijetonte. Por zemra e babait..

Berlin, Gjermani — Spitali Charité Ishte vetëm 5 muajsh në barkun e nënës, 16 javë më herët se koha e duhur, dhe peshonte pak më shumë se…

Horoskopi ditor, e enjte 1 janar 2026

Dashi Ata qe janë ne çift nuk do kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet ne çift do jene te mëdha. Vetëm ne mbrëmje situata do përmirësohet…

Çifti i ri gjen portofolin me 300 mijë lekë brenda: Ma sollën në shtëpi, i falenderoj nga zemra!

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të falënderuar publikisht një çift të ri, të cilët gjetën dhe i dorëzuan portofolin që ajo kishte…