Përgjimet e esk*rtës në Tiranë: S’kemi klientë për Ramazan

Një e re turke, e arrestuar për ushtrim pr*stitucioni në Shqipëri, do të qëndrojë në burg me vendim të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga mediat, e reja kishte mbërritur në vendin tonë me ftesën e një mikeje, e cila e kishte bindur se në Tiranë mund të fitonte shumë para duke punuar si eskortë.

Në momentin e mbërritjes në Tiranë, ajo u prit nga Sinan Borat, një ish-parukier në zonën e Astirit, që tashmë punonte si taksist për të shoqëruar vajza që ofronin shërbime s*ksuale. Ai kishte kaluar në këtë profesion pasi të ardhurat nga puna e mëparshme ishin shumë të ulëta. “Në Tiranë, e priti Sinan Borat, që punonte si taksist dhe që ishte i gatshëm ta ndihmonte për të gjetur apartamentin dhe për gjithçka tjetër i nevojitej”, thuhet në dosje.

Në dëshminë e saj, vajza pohon: “Më tha pse nuk shkon atje të punosh si eskortë, sepse ka shumë para, klientët paguajnë shumë. Më tha do të të presë atje një miku im turk”.

Rrjeti në të cilin punonte ishte i organizuar përmes një grupi WhatsApp me emrin “Isil”, ku ndodheshin tre anëtarë: vetë ajo si punëtore, një vajzë tjetër me pseudonimin “Cansu” që shërbente si operatore, dhe “Hakan”, i cili ishte menaxheri që siguronte klientët.

Pagesat për shërbimet ishin të paracaktuara dhe parapaguheshin: nga 150 deri në 200 euro për 30 minuta. Fitimet ndaheshin përgjysmë mes saj dhe Hakanit, i cili vepronte nga Turqia. Po ashtu, të dy ndanin edhe shpenzimet për qiranë e apartamentit ku ajo qëndronte. Klientët silleshin në adresë nga Hakan përmes komunikimeve në WhatsApp.

Sipas përgjimeve, e reja njoftonte menaxherin sa herë grumbullonte një shumë të madhe, dhe ai dërgonte një person për të tërhequr të hollat. Në një prej bisedave, vajza ankohet për mungesë klientësh gjatë muajit të Ramazanit, kur kërkesat ishin më të ulëta se zakonisht.

Autoritetet po hetojnë më tej mbi aktivitetin e rrjetit dhe bashkëpunëtorët e përfshirë në këtë skemë të organizuar.

Related Posts

9-vjeçarja VDlQ në heshtje — arsyeja e vërtetë do t’ju tr*nditë

Kjo është një nga ato raste që tr*ondit thellë këdo që njihet me faktet, sidomos kur vi*ktima është një fëmijë i pafajshëm. Një histori neglizhence eks*treme, dhimbjeje…

3 vajza zhdukën për vite me radhë pa lënë gjurmë — e vërteta u zbulua, ishin vetëm disa metra larg..

Cleveland, Ohio, SHBA — 2002–2013 Në qytetin e qetë të Cleveland-it, Ohio, për gati një dekadë u fsheh një nga tragjeditë më të errëta të Amerikës moderne….

Doli për të marrë 850 dollarë — u kthye e gjყɱtuar për gjithë jetën

Nju Jork, SHBA — 1986 Më 5 qershor 1986, Marla Hanson, një modele 24-vjeçare nga Nju Jorku, doli nga një bar në Manhattan për të marrë një…

Erdhi në jetë 16 javë më herët, askush nuk ishte i sigurt nëse do të mbijetonte. Por zemra e babait..

Berlin, Gjermani — Spitali Charité Ishte vetëm 5 muajsh në barkun e nënës, 16 javë më herët se koha e duhur, dhe peshonte pak më shumë se…

Horoskopi ditor, e enjte 1 janar 2026

Dashi Ata qe janë ne çift nuk do kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet ne çift do jene te mëdha. Vetëm ne mbrëmje situata do përmirësohet…

Çifti i ri gjen portofolin me 300 mijë lekë brenda: Ma sollën në shtëpi, i falenderoj nga zemra!

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të falënderuar publikisht një çift të ri, të cilët gjetën dhe i dorëzuan portofolin që ajo kishte…