Berisha tregon pse nuk do ta japë dorëheqjen si kryetar i PD-së?

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ku Partia Socialiste fitoi mandatin e katërt qeverisës.

Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, Berisha kërkoi largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare.

Sali Berisha hodhi akuza drejt Edi Ramës, duke thënë se po paguan shuma parash për të ndryshuar raportin ndërkombëtar për zgjedhjet në Shqipëri.

“Sikundër shpreh bindjen dhe besimin tim se raporti i komunitetit ndërkombëtar, kundër të cilit Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do t’ia arrijë.

Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse, për të cilën edhe njëherë, fjalën do e kenë shqiptarët.

Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës, qeveri teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Asnjë alternativë tjetër nuk shpëton shqiptarët nga farsa elektorale e instaluar në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së për t’i hapur rrugën një drejtuesi të ri, Berisha tha se nuk mund ta japë dorëheqjen, pasi sipas tij nuk ka humbur, por se zgjedhjet e 11 majiy ishin farsë.

Ai tha se e ka dhënë dorëheqjen kur humbi e zgjedhjet e vitit e 2013, ndërsa ka treguar dhe pse mbështeti Lulzim Bashën në atë kohë si kryetar të PD-së.

“Unë kam menduar dhe e kam bërë realitet atë. Unë e kam bërë realitet. Kjo pyetje nuk më shtrohet mua dot, se unë kur humba një palë zgjedhje që nuk ishin farsë, unë dhashë dorëheqjen.

Dhe një i ri erdhi pas meje. Nuk e zgjodha unë atë, atë e zgjodhi anëtarësia e PD. Pasi u zgjodh, unë e mbështeta sepse unë isha thjesht një anëtar partie luajal i forcës time politike. Por nuk mund të mos thuash se nuk ishte i ri.

Ishte i ri. Është tjetër problem se çfarë përfaqësimi bëri ai për gjeneratën e vet. Nuk ishte përgjegjësia ime ajo. Të tjerë ka me mijëra sepse unë kurrë nuk besoj në të pazëvendësueshëm.

Por pyetja që më bëtë, unë jam njeriu që e kam provuar dhe e kam faktuar. Dhe kam vepruar shumë drejt.

Unë nuk udhëhiqem nga paragjykimi. Mendova se një gjeneratë e re do ishte një shans i madh për forcën politike”, tha Berisha.

Related Posts

Hap varrin e djalit pas 42 vitesh, nëna zbulon të vërtetën tr*nditëse: Ma ndiente zemra(Foto)

Lidia Reid është ndier e shk atër ruar, pasi ka hapur v.ar..rin e të birit, i cili kishte ndërruar j.etë në vitin 1975. Djali i saj Garry…

“Më hoqën fustanin në mes të fushës së misrit” – Rita Lati tregon çm*ndurinë që i ndodhi ditën e dasmës

Aktorja e humorit Rita Lati kujtoi një nga ditët më të bukura të jetës së saj, kur u bë nuse, gjatë një interviste të dhënë kohë më…

E fortë! Gruaja e deputetit të PS pjesë e grupit të kontr*bandës , g*ditet nga SPAK

Ditën e sotme SPAK ka zhvilluar një operacion për krimet në dogana dhe në tatime ku ka lëshuar 36 masa sigurie, ku për disa prej tyre janë…

Kiara flet hapur për marrëdhënien me Luiz Ejllin: “Në fillim vetëm qeshnim, por tani…

Moderatorja e njohur Kiara Tito ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku ndau disa momente të sinqerta nga jeta e saj…

Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostrada, ja zonat ku do të vendosen! Gjoba aplikohet automatikisht

Kujdes! Shumë shpejt autostradat kryesore në vend jo vetëm do të monitorohen me kamera inteligjente, por me implementimin e sistemeve do të nisë edhe gjobitja e drejtuesve…

“Rama” thërret rezervistët në ushtri: Ja detajet e vendimit të qeverisë

Qeveria shqiptare e Edi Ramës ka miratuar vendimin që i hap rrugën rikthimit në shërbimin aktiv ushtarakëve në rezervë. Ky vendim, i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes…