E BUJSHME! “Një biznesmeni iu gjetën mbi 200 mijë euro”- Kontrollet me urdhër të SPAK në Elbasan, gazetarja Klodiana Lala: U sekuestrua telefoni i..

Gazetarja Klodiana Lala: Bëhet me dije se prokurorja e posaçme Dorina Bejko ka urdhëruar 4 urdhra kontrolli, ndaj personave që dyshohen të jenë të përfshirë në korrupsion zgjedhor duke blerë vota në favor të PS-së.

Mes tyre një zyrtari pranë bashkisë së Elbasanit i është sekuestruar celulari. Ai dyshohet si i përfshirë në blerje votash për një kandidat të Partisë Socialiste nga lista e hapur, por se emri nuk bëhet i ditur nga SPAK.

Në banesën që dyshohet se përket një biznesmeni janë gjetur më shumë se 200 mijë euro. Nëse kjo shumë ka të bëjë krim zgjedhor apo jo, po vlerësohet nga ana e prokurorëve.

Bëhet fjalë për dy procedime të ndara nga njëri-tjetri. Procedimi i ditës së sotme i urdhëruar nga Dorina Bejko, që ka të bëjë me 4 kontrolle personale, sekuestrim celularësh dhe kontroll banese, ku nuk janë gjetur sende të paligjshme por janë marrë vetëm celularët që do të zbërthehen nga ana e hetuesve për të parë dhe konfirmuar nëse ka biseda kompromentuese për zgjedhje.

Ndërsa hetimi tjetër i përket një tjetër prokuroreje të posaçme që kontrollet janë ushtuar më herët.

Në të dyja rastet ka dyshime te forta për korrupsion në zgjedhje të PS, që fitoi Qarkun Elbasan.

Hetimet janë duke vijuar. Nuk ka pasur kontrolle të banesave të asnjë deputeti, siç është raportuar.

Brenda celularëve që janë sekuestruar mund të kompromentohen njerëz të politikës që janë aktualisht në Kuvend ose pritet të hyjnë pasi kanë fituar më 11 Maj.

Related Posts

‘Hetimi i Ramës nga SPAK, i pashmangshëm’/ Gazetari: 2026-a, fillimi i një fundi që shumë shqiptarë e presin

Në një analizë politike të vitit që po mbyllet, gazetari Genc Burimi theksoi se viti 2025 është përshkruar si faza finale e kalbëzimit për qeverinë Rama, duke…

Rregulla qe nuk jane aplikuar kurre me pare, cfare duhet te dini per udhetimet nga 1 janari 2026. Kujdes mund te ktheheni mbrapsht

Rregulla qe nuk jane aplikuar kurre me pare, cfare duhet te dini per udhetimet nga 1 janari 2026. Kujdes mund te ktheheni mbrapsht Për udhëtarët që planifikojnë…

Lajm i fundit! Vdes ish kryetari i kuvendit

Ka vdekur Nexhat Daci, politikan dhe ish-kryetar i Kuvendit te Kosoves. Lajmin për vdekjen e tij e bëri Dimal Basha, kryetar i Kuvendit në legjislaturën e nëntë….

9-vjeçarja VDlQ në heshtje — arsyeja e vërtetë do t’ju tr*nditë

Kjo është një nga ato raste që tr*ondit thellë këdo që njihet me faktet, sidomos kur vi*ktima është një fëmijë i pafajshëm. Një histori neglizhence eks*treme, dhimbjeje…

3 vajza zhdukën për vite me radhë pa lënë gjurmë — e vërteta u zbulua, ishin vetëm disa metra larg..

Cleveland, Ohio, SHBA — 2002–2013 Në qytetin e qetë të Cleveland-it, Ohio, për gati një dekadë u fsheh një nga tragjeditë më të errëta të Amerikës moderne….

Doli për të marrë 850 dollarë — u kthye e gjყɱtuar për gjithë jetën

Nju Jork, SHBA — 1986 Më 5 qershor 1986, Marla Hanson, një modele 24-vjeçare nga Nju Jorku, doli nga një bar në Manhattan për të marrë një…