Buzëqeshi mes rrënojave për t’u dhënë shpresë fëmijëve të Gazës, suImi ajror izraeIit i merr j*tën 11-vjeçares

Yaqeen Hammad, një vajzë vetëm 11-vjeçe nga Gaza, e njohur për videot e saj plot shpresë në rrjetet sociale, është vrarë nga një sulm ajror izraelit në Deir el-Balah. E njohur si “influencuesja e buzëqeshjes” që sfidonte bombat me lojëra dhe valle, Yaqeen u bë simbol i rezistencës dhe gëzimit mes shkatërrimit që ka përfshirë Rripin e Gazës.

“Përpiqem të sjell pak gëzim mes fëmijëve, që të harrojnë për disa çaste luftën”, thoshte ajo në një nga videot e fundit të publikuara në Instagram. Me një buzëqeshje të pafajshme dhe një shpirt të paepur, Yaqeen përpiqej të ndihmonte fëmijët e tjerë si ajo të përballonin tmerrin e përditshëm të luftës.

E vrarë së bashku me shumicën e familjes së saj në një sulm të forcave izraelite mbrëmjen e së premtes, lajmi për vdekjen e saj është konfirmuar nga vëllai i saj Mohamed, një nga të paktët që i mbijetoi sulmit: “Yaqeen, kampionia ime. Motra ime e vogël, shpirti im, është vrarë”.

Yaqeen ishte pjesë e kolektivit humanitar Ouena, ku së bashku me vëllain shpërndanin ushqime, rroba dhe ndihmë për të zhvendosurit e Gazës. Ajo u kthye në fytyrën e shpresës përmes rrjeteve sociale, duke dokumentuar jetën e saj mes rrënojave, spitalet e bombarduara dhe shkollat e kthyer në strehimore të rrezikshme.

Në videot e saj, ajo shfaqej duke kërcyer me fëmijë të tjerë, duke bërë një akullore nga ujë dhe shurup, apo duke shpërndarë ëmbëlsira. E veshur me jelekë të organizatës, shpesh të mëdhenj për trupin e saj të vogël, ajo përpiqej të sillte pak gëzim mes një realiteti të tmerrshëm.

Vetëm nga 18 marsi e këtej, sipas UNICEF, janë vrarë mbi 950 fëmijë. Save the Children raporton se gjysma e popullsisë në Gaza vuan nga uria. Ndërkohë, ndihmat mbeten të bllokuara dhe mbi 4,500 persona që kanë nevojë për trajtim mjekësor nuk mund të largohen.

Yaqeen tani është një nga të paktën 15 mijë fëmijëve të vrarë nga ofensiva izraelite, shifër që mund të shkojë deri në 20 mijë, nëse përfshihen edhe të zhdukurit nën rrënoja. Sipas OKB-së, kjo luftë është “një përjashtim tragjik i brutalitetit njerëzor”.

Ajo që dikur ishte një vajzë që ndante shpresë, tani është kthyer në një tjetër emër në listën e pafundme të fëmijëve që kanë mbetur të vrarë në këtë luftë.

Related Posts

Aksident me vd*ekje në Lushnje, humb jetën një person (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në Goricaj të Lushnjës, ku një 91-vjeçar ka humbur jetën. Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se…

Gjykata e Durrësit “detyron” familjen të jetojë në një pallat me vr*asësin e djalit të tyre

Në mes të dhimbjes dhe traumës së humbjes, një nënë e moshuar gjendet sot përballë një tjetër padrejtësie: ajo nuk mund të largohet nga shtëpia ku iu…

“S’kam rënë kurrë në dashuri”/ Parashqevi Simaku rrëfen të pathënat e jetës: Mua më kanë dashur shumë…

Ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku ka ardhur mbrëmë në një intervistë për “Opinion”, ku ka rrëfyer të pathënat e jetës së saj, duke cekur hollivudin në…

Bëhuni gati për plazh, në fundjavë priten temperatura të larta

Fundjava do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Meteorologët parashikojnë fundjavë të ngrohtë dhe me diell. “E shtuna dhe e diela do të përmirësojë akoma më dukshëm…

Hyn në fuqi nga 1 korriku/ Ky vend ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike ku ka fëmijë

Qeveria franceze ka njoftuar se duke nisur nga data 1 korrik 2025, pirja e duhanit do të ndalohet në të gjitha hapësirat publike të hapura ku mund…

“U shokova! Ja pse u largova nga Shqipëria” – Parashqevia zbulon arsyen

Këngëtarja legjendare Parashqevi Simaku, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, ka ndarë për herë të parë arsyet e largimit të saj nga Shqipëria, në…