Skip to content

Pengmarrja e autobusit më 28 maj ’99 që tro*nditi Shqipërinë dhe Greqinë: Një ngjarje reale që u kthye në film. Çfarë po ndodh sot

Mediat greke u përballën me kritika të ashpra për mënyrën e pashpirt se si e trajtuan ngjarjen në transmetim të drejtpërdrejtë. Kush ishte 22 vjeçar Flamur Pisli, si u dhunua seksualisht dhe trauma që pësoi kur e refuzoi një femër

Më 28 maj 1999, Greqia përjetoi një prej episodeve më dramatike dhe të paprecedentë në historinë e saj moderne: pengmarrjen e parë të një autobusi, një ngjarje që transmetohej drejtpërdrejt në ekranet televizive dhe që përfundoi në një masakër tragjike përpara se të frymëzonte edhe kinemanë.

Ishte mëngjesi i asaj dite kur Flamur Pisli, një emigrant shqiptar 25-vjeçar, hipi në një autobus të linjës KTEL të Selanikut, në zonën Kato Sholari. Kur autobusi iu afrua qendrës së fshatit dhe ai pa se në stacion ndodheshin shumë njerëz, u ngrit nga vendi i tij, nxori armën dhe i kërkoi shoferit të ndryshonte drejtimin.

Në mes të panikut, nxori dhe hoqi siguresën e një granate dore. Brenda pak minutash, vendi u kthye në qendër të interesit të gjithë mediave greke, të cilat mbërritën në kohë rekord dhe nisën transmetimet e drejtpërdrejta.

Published inTë fundit