Greqi: Shqiptarët e kishin planifikuar për një vit vr*sjen e noteres – Autori kishte vilë që e jepte me qira 900 euro nata

Detaje tronditëse po dalin në dritë për vrasjen brutale të 69-vjeçares Mariza Tertseti Papadatou, notereje në Zakinthos, e cila u godit për vdekje me thikë gjatë një tentative grabitjeje.

Babai, Bedri, djali, Veiz, dhe xhaxhai Spiro, që të tre shqiptarë, qëndrojnë pas vrasjes së noteres 69-vjeçare, që ishte pjesë e një prej familjeve më të pasura greke.

Tre burrat me origjinë nga Shqipëria – babai, djali dhe xhaxhai – janë autorët e dyshuar të vrasjes së noteres 69-vjeçare Mariza Papadhatu (foto lart) që u gjet e masakruar në shkallët e shtëpisë së saj në Zakynthos.

Sipas të dhënave të policisë që citon noa.al, tre të dyshuarit e kishin planifikuar sulmin për më shumë se një vit, me qëllim përfitimin financiar.

Arrestimi i të dyshuarit kryesor

Më 24 maj, policia arrestoi të dyshuarin kryesor, një 54-vjeçar, nën pretendimin për shkelje të rregullores së ndërtimit në vilën që ai zotëronte dhe jepte me qira me 900 euro për natë. Kjo masë u ndërmor për të parandaluar arratisjen e tij jashtë vendit.

Ky 54-vjeçar ishte njeriu që hyri në shtëpinë e noteres për ta grabitur dhe që dyshohet se e goditi për vdekje me thikë në këmbë, duke shkaktuar hemorragji të madhe që i mori jetën viktimës.

Një vrasje e organizuar deri në detaje

Sipas hetimeve, tre të dyshuarit ishin në kontakt të vazhdueshëm dhe kishin planifikuar me imtësi çdo lëvizje. Policia ka zbuluar se kishin rënë dakord të sulmonin noteren për të zgjidhur problemet e tyre financiare.

Pjesë kyçe e hetimit u bë një 50-vjeçar nga Nemea, i cili qëndroi për një periudhë në një shtëpi me qira në Zakinthos, pronë e një babai dhe djali. Ai u largua nga ishulli vetëm disa orë pas vrasjes, por nuk arriti të shmangte hetimet.

Tre të dyshuarit kanë kërkuar dhe kanë marrë afat për të dëshmuar para gjykatës më 30 maj 2025. Besonin se nuk do të kapeshin, por prova të reja dhe presioni i hetimeve çuan në arrestimin e tyre.

Autori i dyshuar, i cili punonte si bojaxhi deri pak ditë para arrestimit, sipas familjarëve nuk kishte treguar asnjë shenjë sjelljeje të pazakontë. Ai është i vetmi nga të tre që refuzon të rrëfejë. Ndërkohë, djali dhe xhaxhai i tij kanë rrëfyer ngjarjen në detaje.

Hetimet tregojnë se 69-vjeçarja tentoi të rezistonte dhe kjo mendohet se çoi në përdorimin e thikës. Plaga në këmbë rezultoi fatale për shkak të humbjes së madhe të gjakut.

Djali i autorit: “Vëllai im është i pafajshëm, mendonte se shkuan për birra”

Djali i 54-vjeçarit dhe vëllai i njërit prej bashkëpunëtorëve të dyshuar, ka deklaruar në një intervistë për Live News se është i bindur që vëllai i tij nuk ka pasur dijeni për planin dhe se mendonte se i ati dhe shoku i tij kishin shkuar për birra.

“Siç e njoh vëllain tim, nuk kishte asnjë mundësi ta dinte apo t’i kishte çuar atje. E kanë mashtruar. Vëllai im mendonte se kishin dalë për birra. Shtëpitë tona janë ndërtuar me mund. Kishim para si familje, punonim të gjithë. Babai im punonte në një kompani, edhe unë edhe mamaja ime do vëmë dorën në zjarr për pafajësinë e vëllait tim. Ai është viktimë.”

Ai shton se i ati nuk u ka treguar asgjë dhe nëse do të dinin diçka, do ta kishin ndalur.

“Nëse do e dinim, do e kishim ndalur. Kërkojmë falje. Nuk e njihnim zonjën.”

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin e Zakinthosit, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe motivet e plota të autorëve të dyshuar. /noa.al

Related Posts

Moderatorit të Big Brother VIP nuk i fillon mirë Viti i Ri, ai shtrohet në spital

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ku shihet i shtrirë në spital,…

Horoskopi 2026 trondit pritshmëritë: disa shenja do ndryshojnë jetë, të tjerat përballen me prova të forta

Horoskopi i Dashit për vitin 2026 Viti 2026 nuk është thjesht një vit tjetër; është viti juaj. Imagjinoni një vit ku çdo vendim që merrni ju shtyn…

Hëna e Plotë e Ujkut më 3 Janar, këto shenja do të përballen me një…

Më 3 janar 2026 do të ndodhë Hëna e parë e Plotë e vitit, e njohur si Hëna e Ujkut. Ky emërtim lidhet me legjendat e vjetra…

Horoskopi ditor, e premte 2 janar 2026

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë mundësi me…

Aks*denti tragjik në Gjirokastër, Anxhelo Ruçi djali i shefit të policisë dhe nipi i Gramoz Ruçit

Personi që shihni në foto është Anxhelo Ruçi, 27 vjeçari, i cili ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para…

💓💞 – H0T – 💞💓

💓💞 H0T 💞💓