Gruaje Korçare rrëfen dramën e jetës: Burri i parë më la sht’atzënë shoqen, kurse i dyti dhe i treti me

Historia e pazakontë e një 31-vjeçareje, nënë e 3 fëmijëve, të ardhur në jetë nga 3 bashkëjetesa të ndryshme, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

Telashët për Inën nga Korça nuk kanë të sosur, ndërsa rrëfeu kalvarin e vuajtjeve, ku e vetme rrit tre fëmijët.

Nga studio e emisionit të moderuar nga Evis Ahmeti, 31-vjeçarja tregoi se bashkëshortin e parë e kishte njohur në moshë fare të re.

“Familja ime përbëhet nga 2 prindërit punëtor dhe një vëlla që me ka falur shumë.

Prindërit dhe vëllai me kanë ndihmuar shumë dhe pa ata nuk do ja kisha dale dot kurrë.

Kam qene e lidhur me prindërit deri 18 vjeçe ndërsa me vëllain kemi qenë si shok.

Por pas ndarjes nga burri i parë gjërat ndryshuan.

17 vjeçe u fejova, ndërsa 20 vjeçe u bëra nënë.

Deri sa djali shkoi 4 vjeç ai nuk punonte.

Djalin e takon vetëm 1 ose 2 herë në vit (djali nuk do që ta takojë babain e tij).

Djalin e kam të sëmurë nga sytë.

I kërkova lekë babait të tij (ish-burrit) se me duheshin për problemet me syrin që ka djali dhe ai nisi të ta llej dhe unë i bëra bllok.

Burrin e parë e njoha në shkollë.

Pas dy vitesh në jetë erdhi djali.

Me të u ndava pasi zbulova që ai kishte një tjetër, shoqen time të ngushtë.

Më pas mora vesh që e kish lënë edhe atë shtatëzënë”-, rrëfen gruaja.

Pas zhgënjimit të parë Ina tha se u njoh me dikë tjetër, por në kushte jo të zakonshme, pasi ai ishte në b urg.

“Njoha nga një mikesha ime dikë tjetër, i cili kishte qenë një herë i martuar.

Kam qenë me celebrim, e kam njohur kur ka qenë bu rg.

Me të linda një djalë i cili sot është 6 vjeç e gjysëm.

Divorcin e bëra kur ai isha në b urg, pasi mora vesh që ai fliste me një komshien time dhe një tjetër problem ishte vjehrra, e cila ishte shumë diskri minuese përsa i përket fesë time.

Sot ai ka dalë nga b urgu është martuar me dikë tjetër dhe nuk bën fare djalin”, shprehet 31-vjeçaria.

Pas dy zhgënjimesh Ina rrëfen se rinisi jetën e saj në Tiranë.

Aty ajo filloi të punojë në një biznes, që tregtonte ushqime të çastit ku ishte ortake me dikë tjetër. Fati desh të njihej me dikë i cili ishte klient.

Ina rrëfen se u dashurua me të, por problem ishte familja e djalit, e cila nuk donte që ai të merrte për grua një nënë me dy fëmijë.

“U njoha me dikë tjetër kur erdha në Tiranë.

Punoja këtu. Familja e tij nuk donte sepse isha me dy fëmijë, ndërkohë që isha shtatëzënë, ai më la për dikë tjetër.

Më bra ktisi dhe nuk e njohu as fëmijën. Gjatë shtatzënisë se tretë (me bashkëjetuesin e tretë) familja me br aktisi.

Deri 6 muajshe doja ta hi qja atë fëmijë sepse nuk doja një të tretë.

Askush nuk më strehonte, fëmijët e mi mbante nena por nuk me fliste.

Jua mbajta të fshehur shtatzëninë e tretë dhe familja e mësoi vetëm kur isha gati të lindja. Një pastore më strehoi.

Kam punuar kudo.

Kam punuar si pastruese vetëm që fëmijët e mi të jetojnë.

Partneri i tretë më det yroi ta lindja atë fëmijë se me thoshte se nëse nuk e lindja, atëherë nuk ishte i tij.

Por vajza me dh emb me shumë në shpirt, pasi ka mbetur pa atësi.

Nuk dua të shkojë në shkollë dhe të mbetet pa atësi e bija e kujt është.

Me burrin e tretë nuk ndihesha mirë, pranoja gjithçka se nuk kisha ku të shkoja.

Kur isha 6 muajshe më kërkoi që fëmijën ta hi qja. Por nuk e hoqa.

Më pas ai më thoshte ‘h iqe fëmijën se unë nuk e dua me’.

Më pas më tha:

‘Mbaje fëmijen se do vij’, në fakt nuk erdhi me kurrë”, tha gruaja me lotë në sy.

Related Posts

Rogerti sapo hodhi akuza të forta ndaj Ledion Liços (Video)

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” po marrin përmasa të reja, dhe këtë herë analizat e banorëve nuk po limitohen vetëm tek njëri-tjetri, por kanë kaluar…

Sara Gjordeni akuzon formatin dhe i del në mbrojtje banorëve të BBVA 5 pas gafave në sfidën me pyetje

Ditët e fundit, rrjeti ka “kryqëzuar” banorët e “Big Brother VIP Albania 5” për gafat e tyre të panumërta gjatë testit të kulturës së përgjithshme. Ndërkohë që…

Trump ‘nuk kursen’, kryeministrin britanik: Marrëdhënia SHBA-Britani ishte perfekte deri në momentin që erdhi Starmer

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar sërish kryeministrin britanik Keir Starmer duke thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të mira, deri në momentin që ‘erdhi Starmer’….

Horoskopi ditor, e mërkurë 18 mars 2026

Dashi Të lindurit e kësaj shenje do të kthejnë faqe lidhur me marrëdhëniet e rëndësishme. Edhe nëse ndryshimet do të ngjallin reagime, ndjesia e parë do të…

Zgjedhjet në PD/ Kush do ta marrë drejtimin e partisë? Deklarata befasuese e Boçit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet brenda kampit demokrat, që nga ndryshimet në statut apo dhe zgjedhja e kreut të ri të kësaj partie….

“Nëse për dikë është tmerr…”- Fifi i del në mbrojtje Erkandit dhe ONIMA, zbulon edhe një sekret

Skandali i bujshëm mes këngëtarit Gjesti dhe shtëpisë diskografike “ONIMA” ka ndarë në dy kampe estradën shqiptare. Ndërkohë që një numër i madh artistësh kanë dalë publikisht…