Gjoba do vendoset automatikisht/ Ja autostradat ku ka nisur monitorimi i shpejtësisë me kamera intelegjente

Autostradat kryesore në Shqipëri do të monitorohen me kamera inteligjente, por me implementimin e sistemeve do të nisë edhe gjobitja e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

“Kur ndodh një shkelje rrugore, kamerat inteligjente regjistrojnë automatikisht të dhënat dhe fotot përkatëse. Më pas, këto informacione analizohen nga operatorët dhe i transmetohen Policisë së Shtetit. Kjo e fundit verifikon rastin dhe liron gjobën përkatëse, e cila i shkon drejtpërdrejt drejtuesit të mjetit në sistemin elektronik të gjobave”, thotë në një intervistë televizive Marin Bezhani – Drejtor i Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut (QKMT).

Por cilat janë pikat që monitorohen aktualisht?

“Monitorimi po kryhet në fazë testimi në disa pika të zgjedhura strategjike, përfshirë: Golemin pranë stacionit të trenit, mbikalimin e Spillesë 1 dhe Spillesë 2, zonën e njohur si ‘Zham Sektor’, si dhe në Bishtin e Zhurit dhe Rrogozhinë. Përveç këtyre, testime po zhvillohen edhe në disa akse të tjera rrugore kryesore në vend.”

Synimi final është mbulimi i 3,650 km që janë aset i inventarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe ndërlidhja me projektin “smart city”.

“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut është aktualisht në fazën përfundimtare të testimeve softuerike dhe teknike, ndërkohë që po finalizohet edhe infrastruktura fizike në terren për 200 kilometrat e parë të akseve rrugore kryesore. Aktivizimi i plotë i monitorimit pritet të ndodhë shumë shpejt, sapo të përfundojnë këto testime dhe të sigurohet funksionimi optimal i sistemeve”, tha Marin Bezhani.

Janë rreth 200 km të autostradave kryesore në vend pjesë e këtij projekti për monitorimin me kamera inteligjente.

Related Posts

Mbaji shënim këto data në qershor, do të ndodhin ngjarje të rëndësishme për jetën tënde!

Qershori 2025 sjell disa lëvizje të rëndësishme astrologjike, të cilat mund të ndikojnë në mënyrën si ndjejmë, veprojmë dhe marrim vendime. Më poshtë janë ngjarjet më të…

Emri/ Kush është 19-vjeçari që humbi j*tën nga ak’sidenti në Vlorë, në gjendje të rëndë një tjetër

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier, pranë një karburanti ne vendin e quajtur Pusi i Mezinit….

Emrat/ Kush është çifti që u përpIas për vd*kje me Jet Ski tek Shkëmbi i Kavajës!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme përballë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku dy shtetas që lundronin me një Jet Ski kanë rënë në…

Çfarë po ndodh me Gjestin? Videoja që po qarkullon në rrjet ndez debatet

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video që ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e Gjestit. Në pamjet që janë bërë virale, këngëtari shfaqet…

Video/ Këngëtarja e njohur shqiptare rrëzohet gjatë performancës në skenë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, u përball me një moment të sikletshëm gjatë një performance në një club. Tuna u pengua në shkallë dhe u rrëzua sapo…

AUV: “Do të ketë masa ligjore, therja e kurbanit vetëm në..”

Të premten e 6 qershorit besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë Kurban Bajramin. Me afrimin e kësaj feste të shenjtë për fenë Islame, Agjencia e Ushqimit dhe e…