HARlB0 tërheq produktet nga tregu, kanë KANABlS

Haribo po tërheq nga tregu pakot me ëmbëlsira në Holandë, sepse disa prej tyre kishin kanabis.

Disa persona raportuan se ndiheshin keq pasi hëngrën nga një pako “1 kg Haribo Happy Cola F!ZZ”. Zëdhënësi i organit të sigurisë ushqimore në Holandë (NVWA) tha se disa kishin raportuar “marrje mendsh” pasi kishin ngrënë haribot.

Agjencia i tha transmetuesit holandez “SBS6” se pas raportimeve, morën mostra dhe në to u gjet kanabis.

NVWA-ja tha se tre pako u gjetën të kontaminuara, por Haribo po tërheq të gjithë stokun e saj e shpërndarë në treg si masë paraprake, ndonëse produkti ka datë skadimi deri në janar 2026.

Tërheqja e produkteve po bëhet vetëm në Holandë, ndërsa shtetet e tjera nuk u prekën.

Edhe pse hetimet kanë nisur, ende nuk është e qartë se sa njerëz janë sëmurë.

Related Posts

Gomari i aks*dentuar prej 3 ditësh ende i gjallë, askush s’ndërhyn për ta shpëtuar

Një rast shqetësues i neglizhencës ndaj kafshëve është raportuar në aksin nacional Shkodër–Koplik, konkretisht në zonën e Shtojit të Vjetër. Prej më shumë se tre ditësh, një…

Shkrumbohet nga flakët kisha historike 154-vjeçare

Një kishë historike në Amsterdam, e njohur për vlerën e saj kulturore dhe arkitekturore, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar rrëzimin…

Ulërima dhe panik: Dalin pamjet e tm’errshme nga zjarri në Zvicër

Viti i ri 2026 ka nisur me një tragjedi të rëndë në Zvicër, ku një zjarr shkatërrues në një bar në resortin e njohur alpin Crans-Montana i…

Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale…

Moderatorit të Big Brother VIP nuk i fillon mirë Viti i Ri, ai shtrohet në spital

Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ku shihet i shtrirë në spital,…

Horoskopi 2026 trondit pritshmëritë: disa shenja do ndryshojnë jetë, të tjerat përballen me prova të forta

Horoskopi i Dashit për vitin 2026 Viti 2026 nuk është thjesht një vit tjetër; është viti juaj. Imagjinoni një vit ku çdo vendim që merrni ju shtyn…