Hyn në fuqi nga 1 korriku/ Ky vend ndalon pirjen e duhanit në hapësirat publike ku ka fëmijë

Qeveria franceze ka njoftuar se duke nisur nga data 1 korrik 2025, pirja e duhanit do të ndalohet në të gjitha hapësirat publike të hapura ku mund të jenë të pranishëm fëmijët. Ndalimi do të zbatohet në plazhe, parqe, kopshtet publike, zona pranë shkollave, stacionet e autobusëve dhe objektet sportive.

“Ku ka fëmijë, pirja e duhanit duhet të zhduket”, deklaroi Ministrja e Shëndetësisë dhe Familjes, Catherine Vautrin, në një intervistë për gazetën Ouest-France. Ajo shtoi se mosrespektimi i këtij ndalimi do të ndëshkohet me një gjobë prej 135 eurosh.

Sipas ministres, masa synon të mbrojë të drejtën e fëmijëve për të marrë ajër të pastër, duke theksuar se “liria për të pirë duhan mbaron aty ku fillon kjo e drejtë”.

Ndalimi përfshin jo vetëm ambientet pranë shkollave fillore, por edhe ato pranë shkollave të mesme dhe të larta, për të penguar të rinjtë që të pinë duhan para hyrjes në institucionet arsimore.

Megjithatë, vendimi nuk do të zbatohet për zonat e jashtme të kafeneve, dhe as për përdorimin e cigareve elektronike. Ministrja Vautrin ka shprehur synimin për të kufizuar më tej përdorimin e tyre duke ulur përmbajtjen e nikotinës dhe reduktuar numrin e aromave të lejuara.

Kjo nismë është pjesë e Programit Kombëtar për Luftën kundër Duhanpirjes 2023–2027, i paraqitur nga ish-ministri i Shëndetësisë Aurélien Rousseau, i cili ka si qëllim krijimin e një “brezi pa duhan” pas vitit 2032.

Megjithatë, organizatat kundër duhanit kanë shprehur shqetësim për zbatimin e masave, duke theksuar se shpesh mbeten vetëm në letër.

Sipas të dhënave zyrtare, pirja e duhanit shkakton rreth 75,000 vdekje në vit në Francë. Një sondazh i shoqatës Ligue contre le cancer tregon se 62% e francezëve janë në favor të një ndalimi më të gjerë të duhanpirjes në hapësirat publike.

Related Posts

Horoskopi ditor, e diel 20 korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për tu argëtuar…

E pazakontë, i vendosin kurorë me lule pranë shtëpisë, pronari “alarmon” policinë

Nje ngjarje e pazakonte ka ndodhut ne Velipoje diten e djeshme ndersa policia njoftoi se ka nisur hetimet. Nje banor i zones, ka denoncuar ne organet e…

Pas rrafshimit të “ndërtimeve pa leje” në Theth nis mbjeIIja e….

Pas ndërhyrjes së IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, ka nisur zyrtarisht faza e rehabilitimit të këtij destinacioni të njohur…

Rama rikthen tavolinat në trotuare, ja rregullat të reja

Kryeministri Edi Rama ka shpallur rikthimin e tavolinave të lokaleve në trotuare, por me një plan të ri, që synon të balancojë hapësirat publike mes këmbësorëve dhe…

U ndërronin datën ushqimeve të skaduara dhe i hidhnin sërish në treg, arrestohen pronari dhe magazinieri në Vorë (Video)

Bëhet fjalë për subjektin Master AL në Vorë, ku në pamjet e publikuara nga policia duken të gjitha produkte ushqimore që ishin të skaduara, por pasi u…

Bankers, plaçkitja më e madhe që nga pushtimi romak, të implikuar ish ministra dhe oligarkë; SPAK merret me brekë, zorrë dhe keca

Si një burim që futet me tuba nën tokë, paratë e vjedhura për shërbime imagjinare kanë përfunduar një xhepat e ‘ustallarëve’ të Tiranës; ish ministra, oligarkë, sekserë….