“Kur pashë veten, kalova depresion” Amber flet për ndryshimin e gjinisë: “Motra dhe vëllezërit u…”

Amber ka vendosur që të ndajë me disa nga banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 4” disa detaje nga jeta e saj personale.

Gjatë një bisede me Rozanën, Arsidën, Jozin dhe Bernardin, ajo tregoi se kur të dalë nga “Big Brother VIP 4” do të përfundojë filmin që ka nisur të bëjë rreth operacioneve që ka bërë.

“Në procesin tim të ndryshimit, unë kam bërë dhe një film që nuk e kam mbaruar akoma. Do ta mbaroj pasi të dal nga këtu. Unë e kam filmuar të gjithë procesin e ndryshimit tim, edhe sallën e operacionit. Jam filmuar në sallë duke bërë narkozën, më kupton”, tha Amber.

‘Kur pashë veten kalon pak kështu si një traumë, kur e shikon veten të ndryshuar. E përjeton pak keq në fillim por pastaj mësohesh. Më duket sikur ka qenë një gjë që tek unë nuk ka ekzistuar, një gjë e tepërt në trupin tim. Nga ana psikologjike ka qenë një proces shumë i vështirë’

Pas vendimit që i ndryshoi jetën, Amber është shprehur se nuk ka kontakte me vëllezërit dhe motrën e saj. Por ajo se shtoi se me mamanë ka marrëdhënie të mira, megjithëse kjo e fundit fillimisht ka qenë e ndikuar nga opinioni i të tjerëve.

‘Problemi im më i madh ka qenë që unë kam përjetuar një dramë shumë të madhe me këtë që bëra, sepse mora një guxim që mendova se nuk do t’i kisha më. Me mamin jam afruar, por ajo kurrë nuk më ka hedhur poshtë, por është ndikuar dhe detyruar nga të tjerët. Pjesa që më dhemb më shumë është që nuk marr një telefonatë në mëngjes nga vëllezërit dhe motrat. Unë jam kujdesur gjithnjë që ta ruaj marrëdhënien.”

Related Posts

Monika Kryemadhi flet për divorcin: ‘Nuk ia fal kurrë Ilir Metës’!

Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për divorcin me Ilir Meta, duke shpjeguar se marrëdhënia e tyre u ndërlikua nga prapaskenat politike dhe ndikimi i…

E rëndë: 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit, përfundon në spital

POGRADEC – Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i një fqinji, në…

Sa njerëz janë v_rarë në luftën SHBA-Izrael-Iran dhe sa shtete janë përfshirë?

Këto shifra bazohen kryesisht në njoftimet nga qeveritë, ushtritë, autoritetet shëndetësore dhe shërbimet e ndihmës së shpejtë të vendeve përkatëse Që nga momenti kur SHBA dhe Izraeli…

Horoskopi ditor, e premte 20 mars 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do hyje ne një faze edhe me te bukur gjate kësaj dite. Do merreni me tepër me atë qe keni ne krah…

Mbledhja e qeverisë, Rama bën ndryshime në kabinet, zbulohen detajet

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një ndryshim të rëndësishëm në radhët e kabinetit qeveritar, duke emëruar Anisa Rusetin në postin e zv.ministres së Brendshme. Ky vendim…

E bujshme! Veliaj përplaset me oficerët e burgjeve, ajo çfarë ka kërkuar do iu habise

Më datë 11 Mars, mediat raportuan se 61 mijë faqe materiale nga dosja i janë dorëzuar kryebashkiakut Erion Veliaj në Burgun e Durrësit. Në fakt, e vërteta…