Alarm për b’ombë tek hoteli në qendër të Tiranës

Alarm për bombë në një hotel luksoz në Tiranë: evakuohet “Plazza”, forcat xheniere në vendngjarje

Tiranë – Një alarm për vendosjen e një sasie eksplozivi ka shkaktuar panik mbrëmjen e sotme në zemër të kryeqytetit. Rreth orës 19:35, një punonjëse e stafit të hotelit “Plazza”, i ndodhur në rrugën “Abdi Toptani”, ka telefonuar në Sallën Operative të Policisë së Tiranës duke deklaruar se është njoftuar nga një person i panjohur për vendosjen e një bombe në parkimin e hotelit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë kryer evakuimin e personelit dhe klientëve të hotelit, në kuadër të masave të sigurisë. Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar.

Njëkohësisht, janë njoftuar edhe forcat xheniere për të kryer kontrollin e plotë të objektit dhe verifikimin e informacionit të marrë.

Policia njofton se pas përfundimit të kontrollit dhe veprimeve hetimore, do të bëjë publik një informacion më të detajuar mbi rastin.

Hetimet janë në vijim për të identifikuar burimin e alarmit dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një rrezik real apo një alarm të rremë. /noa.al

Related Posts

Rogerti sapo hodhi akuza të forta ndaj Ledion Liços (Video)

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” po marrin përmasa të reja, dhe këtë herë analizat e banorëve nuk po limitohen vetëm tek njëri-tjetri, por kanë kaluar…

Sara Gjordeni akuzon formatin dhe i del në mbrojtje banorëve të BBVA 5 pas gafave në sfidën me pyetje

Ditët e fundit, rrjeti ka “kryqëzuar” banorët e “Big Brother VIP Albania 5” për gafat e tyre të panumërta gjatë testit të kulturës së përgjithshme. Ndërkohë që…

Trump ‘nuk kursen’, kryeministrin britanik: Marrëdhënia SHBA-Britani ishte perfekte deri në momentin që erdhi Starmer

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar sërish kryeministrin britanik Keir Starmer duke thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të mira, deri në momentin që ‘erdhi Starmer’….

Horoskopi ditor, e mërkurë 18 mars 2026

Dashi Të lindurit e kësaj shenje do të kthejnë faqe lidhur me marrëdhëniet e rëndësishme. Edhe nëse ndryshimet do të ngjallin reagime, ndjesia e parë do të…

Zgjedhjet në PD/ Kush do ta marrë drejtimin e partisë? Deklarata befasuese e Boçit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet brenda kampit demokrat, që nga ndryshimet në statut apo dhe zgjedhja e kreut të ri të kësaj partie….

“Nëse për dikë është tmerr…”- Fifi i del në mbrojtje Erkandit dhe ONIMA, zbulon edhe një sekret

Skandali i bujshëm mes këngëtarit Gjesti dhe shtëpisë diskografike “ONIMA” ka ndarë në dy kampe estradën shqiptare. Ndërkohë që një numër i madh artistësh kanë dalë publikisht…