“Do të të vr*sim”- Rrëfimi tronditës i këngëtares shqiptare: U hodha nga mjeti në lëvizje dhe… Si i shpëtova p*rdh*nimit nga komshiu!

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, Elinara, ka ndarë me publikun një përvojë traumatike që ka përjetuar si adoleshente, në kohën kur po bënte përpjekjet e para për të qenë e pavarur. Ishte vetëm 18 vjeç kur, gjatë pushimeve verore, vendosi të punonte në një butik për të mos qenë më e varur nga prindërit.

“Gjatë pushimeve të verës, doja të isha e pavarur nga prindërit. Fillova punë në një butik. Një ditë po prisja autobusin për në punë dhe një komshi më ofroi të më çonte me një mikun e tij. E njihja, përshëndeteshim çdo ditë nuk kisha pse mos ta besoja”,- tregoi ajo në një moment emocional në shtëpinë e famshme.

Por ajo që dukej si një ditë e zakonshme, u kthye në një ngjarje që do të linte gjurmë të pashlyeshme në jetën e saj.

“Makina mori një drejtim tjetër nga ai i qendrës, dhe shpejt situata u bë e frikshme. Shoferi kishte një vështrim të egër. U ktheva dhe pashë komshiun tim, ai më bëri shenjë me gisht ‘shttt’. Më kërcënuan: ‘Do të të vrasim.’ Në atë moment e kuptova që duhej të veproja,” kujtoi Elinara, e cila arriti të shpëtonte vetëm falë një akti të guximshëm.

“Hapa siguresën e makinës dhe u hodha nga makina në lëvizje. Rashë në rrugë pa ndjenja. Gjunjët, bërrylat, gishtat, ishin të gjithë të gjakosur. Por gjesti që bëra më shpëtoi jetën. Më mirë të humbja jetën, sesa të bija në duart e tyre.”

Ngjarja, sipas saj, ka lënë pasoja të thella psikologjike.

“Më ka lënë një traumë. Kishte shumë raste të përdhunimeve atëherë. Kisha frikë të dilja nga shtëpia. S’isha më e qetë, as kur isha vetëm, as kur isha me njerëz,” tha ajo me zë të dridhur.

Për vite me radhë, Elinara nuk e ndau këtë histori me askënd, as me prindërit, nga frika se do i shqetësonte. “E mbajta për vete shumë vite.”

Related Posts

Tro*ditëse! Në këto qytete të Shqipërisë kushërinjtë martohen me njëri-tjetrin, ja ne cilat qytete

Një prind në Amerikë kishte kërkuar të martohej me fëmijën e tij, duke sh.okuar opinionin. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Psi kologia Denata…

3 të rinjtë vdiqën në aksidentin FATAL në Gjirokastër/ Aktori i “Portokallisë” bën postimin prekës: Pse m’i more o Zot

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bypass,…

Zjarri shkrumbon banesën, 5 anëtarët mbesin në qiell të hapur

Një banesë në lagjen Haxhiraj të Pukës është shkrumbuar totalisht nga flakët ditën e sotme. Për shkak të zonës ku banesa ishte e pozicionuar, ka qenë e…

Çfarë sjell gjysma e parë e 2026? Astrologia Meri Gjini bën parashikimin: Vendime të rëndësishme dhe …

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë” ku foli edhe për nisjen e vitit 2026. “Ëndrrat në këtë periudhë të vitit kanë më…

Zarf i Zi ne Big Brother? Plas sherri keq fare! Kristi i hedh birren ne koke banorit. E shau per… (VIDEO)

Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsin. Këngëtari filloi të ndiqte nga pas banorin e ri që…

Bëhuni gati! IGJEUM paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë me motin ditët e para të vitit

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesër, e premte (2 janar). Sipas parashikimit, temperaturat…