Dikur pjesë e FRPD/ Publikohet FOTO e autorit të dyshuar të pI*gosjes në Durrës

Personi që shihni në foto është Erkid Kazazi, 30 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të 36-vjeçarit Arbër Gorejas, zonën e Fllakës, Durrës.

Kazazi është emër i njohur për policinë, i përfshirë në disa ngjarje, teksa nga ana tjetër rezulton të ketë qenë kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës.

Sa i përket plagosjes së djeshme, gjithçka ka ndodhur pasi Arbër Gorgeja ka bërë sherr me babain e autorit të dyshuar nga Kavaja. I plagosuri ka qëlluar me grusht për motive të dobëta Eqerem Kazazin në Kavajë për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 36-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Si rezultat, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi K. K., duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, shtetasi A. G. mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime.

Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, shtetasi A. G., ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të shtetasit K. K., i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Posts

PIagosja e 15-vjeçarit në picerinë në ‘Ali Dem’, gjendet pist’oIeta tip stilolaps që përdori autori

Është gjetur nga policia e Tiranës pistoleta që ka përdorur 21-vjeçari Aldo Neziri për të plagosur 15-vjeçarin, në zonën e “Ali Demit”. Mësohet se ai ka përdorur…

Horoskopi për të mërkurën, 4 qershor 2025 – Të gjitha shenjat e zodiakut

Të dashur miq të yjeve, kjo e mërkurë vjen me një frymë të butë qiellore që na fton të ndalemi për një çast dhe të dëgjojmë mesazhet…

Aksident tr*agjik / 11 të vd*ekur dhe 17 të pl*agosur, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje (FOTO)

MEKSIKË- Të paktën 11 persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën kur një autobus me të cilin po udhëtonin u përmbys në orët e para…

“Meshkujt shqiptɑrë kɑnë turp të…”, fɑrmɑcistjɑ flet hɑpur dhe u nxjerr ‘bojën’

Nê emisionin ‘Ftesê nê 5’ u diskutuɑ nu d1teti nê prɑni tê fêmijêve dhe situɑtɑ tê tjerɑ qê vendosin nênɑt nê siklet. Teksɑ Bietɑ Sulo i pyeti…

“S’dinim not, jeleku i shpëtimit s’na mbajti”! Aksidenti me Jet Ski në Durrës, flet e mbijetuara

Dy turistët anglezë me origjinë ganeze, të cilët u përfshinë në një aksident me Jet Ski paraditen e së dielës tek Shkëmbi i Kavajës, hynë në thellësi…

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet ndodhi pak pas orës 14:00 në zonën detare të Ierapetrës, Kretë. Konkretisht, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti kishte një magnitudë prej 5.3 ballë sipas…