AUV: “Do të ketë masa ligjore, therja e kurbanit vetëm në..”

Të premten e 6 qershorit besimtarët myslimanë në Kosovë festojnë Kurban Bajramin.

Me afrimin e kësaj feste të shenjtë për fenë Islame, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë, iu ka bërë thirrje të qartë qytetarëve të besimit islam që therjen e kurbanit ta kryejnë vetëm në thertore të licencuara.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, folur rreth rëndësisë së respektimit të standardeve të përcaktuara me ligj.

Thaçi tha se kjo nuk është vetëm çështje besimi, por edhe siguri për shëndetin publik dhe zbatim i ligjit.

“Ne para çdo festimi të Kurban Bajramit gjithmonë u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës të besimit islam që therjen e Kurban Bajramit ta bëjnë vetëm në thertore të licencuara, sepse në këtë formë do ta ruajmë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Therja jashtë ambienteve që nuk i plotësojnë kushtet teknike, sanitare, higjienike, jo vetëm që bie ndesh me legjislacionin në fuqi, por edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve,”, tha ai në një intervistë për Ekonomia Online transmeton Klankosova.tv.

Ai vlerë vlerësoi se vetëdija e qytetarëve dhe fermerëve është rritur në vitet e fundit, duke i dërguar kafshët për therje në thertore të licencuara.

“Vitet e fundit kemi një ndryshim pozitiv. Fermerët edhe bagëtitë e tyre që i mbajnë për therje po i dërgojnë në thertore të licencuara, sepse edhe ata vetë e kanë parë që kjo therje gjithmonë është fillimisht e sigurt, pastaj edhe është në respektim të gjithë legjislacionit të aplikuar në Kosovë” u shpreh Thaçi.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, shtoi se në thertoret e licencuara janë gjithmonë të pranishëm inspektorët veterinarë të AUV-së, të cilët garantojnë kontrollin para, gjatë dhe pas therjes.

“Ne kudo që hasim kafshë duke u therur në ambiente të hapura gjithmonë veprojmë bashkërisht me policinë dhe secilin person fizik, i cili bën veprime ilegale apo jashtëligjore gjithmonë ndëshkohet në bazë të ligjeve në fuqi. Çdo therje e kafshës jashtë ambienteve, të cilat nuk janë të licencuara nënkupton që kafsha i nënshtrohet ekspozimit të agjentëve mikrobiologjikë, të cilët mund ta kontaminojnë në çdo kohë produktin që nxirret nga kafsha e therur. E po ashtu gjithmonë ligji e përcakton që një kafshë para therjes duhet t’i kryejë kontrollet veterinare, kontrollet gjatë procesit të therjes dhe pas therjes që pastaj të garantohet që produktet që nxirren nga kafsha të jenë të sigurta.Në secilën thertore të licencuar janë prezentë inspektorët veterinarë të AUV-së, të cilët bëjnë kontrollin e gjitha kafshëve. Andaj qytetarët kur vendosin të therin kurban gjithmonë duhet të kenë parasysh që therja e tyre përveç si zbatim i ritit fetar gjithmonë duhet të kenë parasysh që në këtë formë mos të ndikojnë në cenim apo rrezikim të shëndetit, qoftë shëndetit të vet, qoftë familjes së tyre”, tha Thaçi.

Në rast të shkeljeve, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë paralajmëron masa ligjore.

“Në secili rast të therjes jashtë objekteve të licencuara gjithmonë inspektori bën vlerësimin e situatës dhe përveç që mund të shqiptojë gjobë mandatore ai gjithmonë e dërgon lëndën apo e njofton prokurorin mbi rastin, sepse përveç aspektit të shkeljes administrative, gjithmonë mund të konsiderohet edhe si vepër penale, si rrezikim i shëndetit të përgjithshëm publik”, theksoi ai.

Related Posts

Dhjetë sekretet e çifteve që nuk ndahen kurrë!

Në një botë ku lidhjet shpesh treten mes stresit, mungesës së komunikimit dhe jetës së ngarkuar, disa çifte ia dalin të qëndrojnë bashkë — me dashuri, me…

Aksident me vd*ekje/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të diel në Divjakë. Nga informacionet paraprake mësohet se Mali Meta, 62-vjeçar, duke drejtuar një zetor në parcela, ka humbur…

Alarmante/ Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 godet zonën detare, paralajmërime për cunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë goditi sot afër brigjeve lindore të gadishullit Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, sipas shërbimeve që monitorojnë aktivitetin…

M’bytet pushuesi në Tale të Lezhës

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në ditën e sotme në Tale. Viktima mësohet se po lahej në plazhin “Tale 1”, në afërsi të Hidrovorit ku u nxor…

“HlQENl qafe!”, rr*mbeu dhe D0GJl të gjaIIë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, Iirohet nga b’urgu Marjeta Karaj

Gjykata liroi nga burgu Marjeta Karajn nën akuzë për vrasjen e Menduh Kurt Dedës. Lirimi i gruas u urdhërua mbasi gjykata e Apelit në muajin qershor prishi…

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Kërcënohet drejtori i IKMT-së, i vendoset kurorë me lule në shtëpinë e prindërve

Një kurorë me lule, simbol mortor, është vendosur në derën e shtëpisë së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i IKMT-së në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…