Thellohet t’ragjedia nga aks*denti. Humb je’tën dhe adoleshenti që ishte pasagjer

Thellohet tragjedia nga aksidenti në Vlorë. Humb jetën dhe adoleshenti që ishte pasagjer.

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur sot në Vlorë ka marrë përmasa edhe më tragjike. Pas vdekjes së njërit prej personave që ndodheshin në motomjetin e aksidentuar, fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe adoleshenti që ishte pasagjer.

Ngjarja ndodhi pranë një karburanti, ku një motor tip Piaggio doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë druri. Si pasojë e përplasjes së dhunshme, njëri prej të rinjve humbi jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa adoleshenti tjetër u transportua në gjendje të rëndë në spital.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, plagët e marra rezultuan fatale edhe për të dhe mëngjesin e sotëm u konfirmua ndarja e tij nga jeta.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të aksidentit. Dyshohet se humbja e kontrollit të motorit është shkaku kryesor i daljes nga rruga.

Ky aksident i rëndë ngre sërish shqetësimin për sigurinë në rrugë, sidomos në drejtimin e mjeteve motorike nga të rinjtë, shpesh pa mbrojtje dhe përgatitje të duhur.

Related Posts

Horoskopi, e enjte 5 qershor 2025

Dashi Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here do buzëqeshni. Beqaret fale shume planetëve qe…

‘K*rvë të lutem…’ Vserlo shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos!

Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, tensionet mes disa prej ish-banorëve kanë vijuar jashtë shtëpisë, këtë herë në formën e deklaratave publike. Këngëtari dhe ish-konkurrenti…

Rrezik ak’sidenti! Burri kalon autostradën duke kërcyer

Aksidentet rrugore me pasoja fatale fatkeqësisht janë të shpeshta në vendin tonë, ku në një pjesë të konsiderueshme të rasteve protagonistë bëhen këmbësorët, të cilët lëvizin në…

Humb jetë 65-vjeçari në Ersekë! E goditi rrufeja kur po punonte tokën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Qinam të Ersekës, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një…

E moshuara harron sobën ndezur, banesa shkrumbohet nga flakët

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar e në orët e pasdites në lagjen “1 Maji” të Vlorës. Sipas informacioneve, nga hetimet paraprake rezulton se…

KoIesteroIi i lartë – rreziku që nuk ndjeni derisa të jetë vonë. Ja si të mbroheni

Kolesteroli i lartë: Rreziqet, simptomat e fshehta dhe masat kundërvepruese për ta mbajtur nën kontroll. Goditja në zemër vjen pa paralajmërim – ky është sinjali i vetëm…