Do keni fr*ke edhe..! Qeveria rekruton 6000 persona si policë ‘spiunë’! Si do zbulohet gjithcka cfare bejme

Gjatë diktaturës, Anëtarët e Grupit të Bashkëpunimit Vullnetar të Policisë, përgjonin ditë-natë nëpër rrugë, lagje, ndërmarrje, shkolla, universitete, trena, hotele, ditë festash, zgjedhjesh e ndeshjesh futbolli, dhe ata që përgjonin e raportonin te operativët e sigurimit…

Pas emërimit të Ervin Hoxhës në postin e ministrit të Brendshëm dhe të Ilir Prodës në detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, situata e rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri ka hyrë në një fazë alarmante. Policia ka humbur kontrollin mbi territorin dhe nuk arrin të përballojë krimin, si në qytete ashtu edhe në zonat rurale. Për më tepër, në nivele të caktuara drejtuese të policisë ekziston një përfshirje e qartë në rrjetet kriminale.

Në përpjekje për ta maskuar këtë dështim total dhe për të krijuar një fasadë të rreme të angazhimit për sigurinë, kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një akt të paprecedentë: rikthimin e një strukture të ngjashme me Grupet e Bashkëpunimit Vullnetar (AGBV) të kohës së diktaturës. Me vendimin e qeverisë të datës 28 maj 2025, është miratuar ngritja e një organizate me “policë vullnetarë” në komunitet, të cilët do të funksionojnë si ndihmës të Policisë së Shtetit.

Ky vendim përbën një ringjallje të plotë të praktikave të regjimit të Kadri Hazbiut dhe Sigurimit të Shtetit. Policët vullnetarë do të kenë të drejtën të patrullojnë në lagje, në transport publik, në stadiume, plazhe, aeroporte, terminale dhe institucione arsimore, si dhe të “mbledhin informacione me interes për policinë”, pa ndonjë kriter të qartë ligjor apo etik.

Vendimi përcakton që policët vullnetarë mund të angazhohen deri në 25 orë në javë, por nuk specifikon nëse do të paguhen, duke lënë hapur mundësinë që të përdoren si punonjës informalë – ose si patronazhistë të legalizuar të qeverisë.

Sipas dokumentit zyrtar, ata do të ndjekin individë të dyshuar dhe do të mbledhin të dhëna për “kërcënime ndaj rendit dhe sigurisë”, ndërkohë që vetë Policia e Shtetit vazhdon të jetë jofunksionale në luftën kundër krimit të organizuar. Në praktikë, ky rrjet policësh vullnetarë nuk është gjë tjetër veçse një strukturë përgjimi e përhapur në të gjithë territorin, në funksion të kontrollit shoqëror dhe mbledhjes së informacionit për qëllime politike.

Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama eksperimenton me modele të tilla. Në vitin 2019, ai kishte miratuar një vendim të ngjashëm për rekrutimin e një grupi të ngushtë spiunësh me përvojë. Tani, përmasat janë shumë më të mëdha dhe përfshijnë gjithë Shqipërinë. Sipas informacionit të siguruar nga burime brenda qeverisë, synohet rekrutimi i të paktën 6000 “policëve vullnetarë” që do të funksionojnë si “sytë, veshët dhe goja” e shtetit në çdo komunitet.

Ky veprim është një sinjal i qartë se pushteti ka humbur mbështetjen reale të strukturave shtetërore dhe është detyruar të kthehet tek forma primitive të kontrollit politik dhe social. Vendimi përbën një ndërhyrje të rrezikshme në jetën private të qytetarëve dhe rihap plagët e një historie të errët të shtetit totalitar./Pamfleti

Related Posts

Tro*ditëse! Në këto qytete të Shqipërisë kushërinjtë martohen me njëri-tjetrin, ja ne cilat qytete

Një prind në Amerikë kishte kërkuar të martohej me fëmijën e tij, duke sh.okuar opinionin. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Psi kologia Denata…

3 të rinjtë vdiqën në aksidentin FATAL në Gjirokastër/ Aktori i “Portokallisë” bën postimin prekës: Pse m’i more o Zot

Një aksidentin i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bypass,…

Zjarri shkrumbon banesën, 5 anëtarët mbesin në qiell të hapur

Një banesë në lagjen Haxhiraj të Pukës është shkrumbuar totalisht nga flakët ditën e sotme. Për shkak të zonës ku banesa ishte e pozicionuar, ka qenë e…

Çfarë sjell gjysma e parë e 2026? Astrologia Meri Gjini bën parashikimin: Vendime të rëndësishme dhe …

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë” ku foli edhe për nisjen e vitit 2026. “Ëndrrat në këtë periudhë të vitit kanë më…

Zarf i Zi ne Big Brother? Plas sherri keq fare! Kristi i hedh birren ne koke banorit. E shau per… (VIDEO)

Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsin. Këngëtari filloi të ndiqte nga pas banorin e ri që…

Bëhuni gati! IGJEUM paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë me motin ditët e para të vitit

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesër, e premte (2 janar). Sipas parashikimit, temperaturat…