Kështu priten turistët në kalanë 2400-vjeçare të Beratit

Kalaja e Beratit, një nga thesaret historike më të çmuara të Shqipërisë dhe pjesë e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, ndodhet në një gjendje alarmante. Në vend që të ofrojë mirëseardhje dhe përkujdesje për mijëra turistë që e vizitojnë çdo ditë, ajo i pret me rrugë të rrënuara, mungesë sigurie dhe mbeturina të shpërndara kudo.

Një qytetar i shqetësuar ka ndarë një video ku shfaqet gjendja reale në hyrje të kalasë. Ai tregon momentin kur një turiste rrëzohet teksa zbriste shkallët, për shkak se mungon çdo mbajtëse dhe shkallët janë të dëmtuara.
“Shikoni, sapo u rrëzua një grua. Pa dashje e kapa këtu. Pse? Sepse nuk ka mbajtëse dhe shkallët janë pa lidhje. Ja si i presim turistët. Mbeturinat kanë pushtuar çdo cep, edhe nëpër mure kanë hipur. Këtu poshtë është bashkia që nuk e vendos ujin në zjarr. Turistët vijnë nga e gjithë bota për të na respektuar dhe ne i presim me mbeturina”, dëgjohet të thotë qytetari në video.

Në një tjetër mesazh dërguar JOQ Albania, qytetari shprehet:
“Tungjatjeta, ja si i presim turistat në kalanë 2400 vjeçare e cila gëzon statusin mbrojtës të UNESCO. Çdo ditë rrëzohen me dhjetra turista. Brenda kalasë lejohen makinat dhe mbeturinat kanë pushtuar çdo rrugicë.”

Pamjet flasin vetë: rrugicat e kalasë janë të shkatërruara, koshat mungojnë, makinat lëvizin pa kontroll dhe mbeturinat janë kthyer në sfondin e përditshëm të një zone që në letër konsiderohet simbol i trashëgimisë kombëtare.

Situata kërkon ndërhyrje urgjente dhe përkushtim real nga institucionet vendore dhe qendrore për të mbrojtur jo vetëm vlerat historike, por edhe jetën dhe sigurinë e vizitorëve që zgjedhin të eksplorojnë Beratin. Turizmi nuk ndërtohet me slogane, por me përkushtim, mirëmbajtje dhe respekt për trashëgiminë dhe vizitorët.

Related Posts

Shkencëtarët paralajmërojnë për rrezikun e një tërmeti të madh dhe tsunami deri në vitin …

Shkencëtarët paralajmërojnë për një ‘tsunami apokalipsi’ me valë deri në 30 metra, që pritet të përfshijë bregun perëndimor të SHBA-ve dhe Kanadasë në të ardhmen e afërt….

I riu në Sarandë si në GTA, del nga makina me çantë në dorë dhe hidhet në det t’i shpëtojë policisë

Një ndjekje spektakolare si në lojën popullore GTA është zhvilluar mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një i ri tentoi t’i shpëtonte forcave të…

Alarm për sigurinë ushqimore: Nivele të frikshme pesticidesh në fruta dhe perime!

Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur një alarm serioz mbi sigurinë ushqimore, duke ndarë një shqetësim të thellë si…

“A bëhet dasëm në një lounge me xhama në mes të lagjes?!”

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të prishjes së qetësisë publike që, sipas saj, po ndodh prej disa orësh…

“Nëna ime s’ka marrë kurrë kredi”, emigranti denoncon emailin e çuditshëm që mori nga Iute Credit

Një qytetar shqiptar, prej vitesh emigrant, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ndarë një shqetësim serioz në lidhje me një njoftim të papritur në…

Skenë e pazakontë në Sarandë. I riu zbret nga makina dhe futet në det. Policia pret me skaf për ta arrestuar!

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Mësohet se një person ka tentuar të arratiset duke u hedhur në det…