Shqiptari ‘Xhemati Albani’ merr gradën e lartë ushtarake në Siri!

Sundimtarët e rinj të Sirisë raportohet se u kanë dhënë poste të larta ushtarake disa luftëtarëve të huaj islamikë, përfshirë një shqiptari nga Maqedonia e Veriut.

Kjo ka rritur frikën në vendet e origjinës të luftëtarëve për një eksport të mundshëm të revolucionit në tokën e tyre.

Përveç shqiptarit me origjinë nga Maqedonia e Veriut, Reuters dhe AFP, duke u thirrur në burime brenda Sirisë, kanë raportuar se edhe një shtetas i Taxhikistanit dhe tre ujgurë kinezë janë në mesin e të huajve që janë promovuar në poste zyrtare.

Atyre u është dhënë grada e gjeneral-brigadier dhe të paktën një prej tyre ka marrë postin e kolonelit sipas raportimeve që Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur.

Abdul Samrez Jashari, i lindur në Maqedoninë e Veriut – i njohur edhe si Abu Qatada al-Albani – në një profil në Facebook, që besohet se ai qëndron pas tij, ka shkruar se ka marrë gradën e kolonelit.

Jashari, 48 vjeç, është udhëheqës i “Xhemati Albani”, i cili është një grup militant i përbërë kryesisht nga shqiptarët etnikë.

Ky grup ka aleancë me Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – grupin islamist të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që rrëzoi nga pushteti presidentin sirian, Bashar al-Assad në dhjetor të vitit 2024.

Abdul Jashari që nga viti 2016 është i sanksionuar nga SHBA-ja. Sipas vendimit të Thesarit, ky këshilltar ushtarak është sanksionuar si njëri nga liderët e Al-Nusrës, degë e Al-Kaidës në Siri, dhe ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për familjet e luftëtarëve të Nusrës.

Një tjetër luftëtar i huaj i emëruar kolonel u identifikua nga blogerët taxhikë, të afërt me forcat e HTS-së, si Saifiddin Tojiboev, luftëtar nga Taxhikistani.

REL-i nuk ka mundur të verifikojë autenticitetin e raportimeve lidhur me emërimin e supozuar të Tojiboevit si komandant i operacioneve dhe promovimin e tij nga major në kolonel.

Një burim nga sektori i sigurisë në Taxhikistan, i tha REL-it se Qeveria e këtij shteti është në dijeni për lajmin lidhur me emërimin e ri të Tojiboevit.

Tojiboev, 41 vjeç, është person i kërkuar në Taxhikistan dhe akuzohet se ka marrë pjesë në një konflikt të huaj, se është anëtar i një organizate terroriste dhe se ka rekrutuar luftëtarë për grupe terroriste. Ai po ashtu është në listën e sanksioneve të Bankës Qendrore taxhike, ku i ndalohet që të kryejë aktivitete financiare.

“Tojiboev dhe i vëllai kanë shkuar në Siri më 2013 dhe që atëherë kanë marrë pjesë në konflikte ushtarake atje”, tha në burim në Dushanbe për REL-in. “Tojiboev po ashtu ka rekrutuar disa shtetas taxhikë që t’iu bash

Related Posts

“Një deklaratë e papritur dashurie…”/ Çfarë do të ndodhë në spektaklin e “Big Brother VIP 5”? (Video)

Në spektaklin e mbrëmjes së sotme të “Big Brother VIP 5”, Brikena do të marrë një surprizë si dhe do të ketë një deklarët të papritur dashurie….

Balluku do emërojë në krye të KPP-së të besuarën e vet, të dyja janë..

Belinda Balluku do emërojë në krye të Komisionit të Prokurimit Publik të besuarën e vet, të dyja janë nën hetim. Balluku ka 11 hetime penale të hapura…

Aksident i rëndë/ Ambulanca përplaset me makinën, raportohet për të plagosur

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku raportohet për persona të plagosur. Bëhet me dije se një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër,…

Ervin Salianji, mik apo armik? Ja si përgjigjet Luçiano Boçi…

Luçiano Boçi është shprehur se fragmentarizimi i opozitës ka qenë një nga format me të cilat kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën. Boçi theksoi se qëllimi kryesor…

Greqia bën reagimin e fortë: Çfarë fshihet pas “dashurisë” së Ivanka Trump me Edi Ramën

Nga “Protothema”/ Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe vajza e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Ivanka, patën një darkë pune në Vlorë të mërkurën në mbrëmje. Sipas…

BINGO nê FUND të JANARIT! Keto shenja e mbyllin muajin ne LUKS dhe me shume LEK

Dita e sotme, e shtunë 24 janar, sjell një klimë emocionale mjaft të ngrohtë dhe reflektuese. Sipas pozicionimit të yjeve, energjia e sotme favorizon dialogun e shtruar…