Tifozat Kuqezi s’do të jenë në stadium në ndeshjen me Serbinë: Event për të pasurit

Tifogrupi “Tifozat Kuqezi” kanë njoftuar se nuk do të jenë i pranishëm në stadium më 7 qershor, për ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, grupi akuzon Federatën Shqiptare të Futbollit për përjashtim të qëllimshëm nga shpërndarja e biletave, duke sjellë kështu një bojkot të hapur ndaj përballjes së shumëpritur.

“Për herë të parë që nga themelimi, tash e 21 vite, nuk do të jemi në stadium për të përkrahur Kombëtaren tonë. Në fakt, kjo është hera e dytë. Herën e parë më 14.10.2014, nuk na lanë shkijet. Tashmë më 07.06.2025, nuk po na lejojnë miqtë e shkijeve, në shtëpinë tonë,” thuhet në deklaratën e TKZ-së.

Sipas tyre, ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ku anëtarët janë vetëorganizuar për të siguruar bileta në sektorin tradicional të grupit, këtë herë nuk kanë marrë pjesë në atë që e cilësojnë si një “farsë” të organizuar nën petkun e një shorti të rremë. Ata pretendojnë se sistemi i ndarjes së biletave favorizon agjencitë turistike dhe individë të lidhur me pazare klienteliste.

“Ky sistem, i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe më pas për të ushqyer pazaret e zakonshme, është thellësisht i padrejtë dhe i papranueshëm,” vijon deklarata.

TKZ kritikon ashpër edhe çmimet e biletave, duke theksuar se ato e përjashtojnë tifozin e zakonshëm shqiptar nga mundësia për të ndjekur Kombëtaren. Sipas tyre, një familje e zakonshme shqiptare duhet të paguajë rreth 600 euro për katër bileta, një kosto që e tejkalon buxhetin e pushimeve verore.

“Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event ekskluziv për të pasurit, ku çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 1000 euro,” thekson grupi.

Në përfundim, TKZ akuzon FSHF-në për hipokrizi dhe përjashtim të qëllimshëm të tifozëve besnikë: “Gjithpërfshirja i ka të gjithë brenda përveç se TKZ-në. Aty janë agjencitë e udhëtimit dhe politikanët, por vetëm besnikët e përjetshëm JO. Diçka e tillë nuk është parë kurrë. Le të fitojë njëherë Kombëtarja.”

Related Posts

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera…

Detaje nga aksidenti në Lezhë, humb jetën polici dhe bashkëshortja mësuese, plagosen nëna e fëmija

Ditët e para të vitit 2026 kanë nisur të përgjakura nga aksidentet, ku mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër. Nga…

Probleme dhe mosmarrëveshje të vogla, parashikimi i horoskopit për sot

Dashi Klima në jetën tuaj në çift do të jetë mjaft sensuale. Do të ndiheni akoma edhe më mirë pranë atij që dashuroni. Beqarët do të kenë…

Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me barrierat rrugore, ndërron jetë 23- vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Greqi. Aksidenti i rëndë u shënua në orët e para të së premtes në…

I mbani vezët te dera e frigoriferit? Gabim! Eksperti tregon vendi e duhur për to

Të gjithë e dinë se për t’i mbajtur vezët të freskëta, nuk duhen lënë jashtë frigoriferit. Eksperti i ushqimit Chris Bwaslwy thotë se ndërsa shumica e frigoriferëve…

Bëhuni gati! IGJEUM paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë me motin ditët e para të vitit

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesër, e premte (2 janar). Sipas parashikimit, temperaturat…