10 ditë serume e pa analiza’, i riu humb jetën nga sëmundja e miut

Emisioni “Stop” në Tv Klan është drejtuar në Laç me denoncuesin Feriz Lami pasi në korrikun e vitit të kaluar, i biri, Fatjon Lami, 38 vjeç humbi jetën pasi u ndie keq teksa vadiste misrin. I riu shfaqi probleme shëndetësore që tani i atribuohen një infeksioni të minjve.

Sipas familjarëve, ai u pranua së paku tre herë nga urgjenca e spitalit të Kurbinit ku kreu disa trajtime pa asnjë ekzaminim mjekësor. Më pas u dërgua në Infektivin e Tiranës me vonesë në gjendje kome ku fatkeqësisht humbi jetën. Ferizi thotë se të birit i bënë vetëm serume dhe temperatura nuk i binte.

Feriz Lami, denoncues: Mjekët neglizhuan. I bënë vetëm serume. Temperatura nuk i zbriste. Vetëm në datën 30 korrik ia bënë analizat dhe e dërguan për në Tiranë tek Infektivi, por për shkak të vonesës, humbi jetën. Pra, në 10 ditë vetëm serume, pa analiza.

Ndërkohë një tjetër banor i zonës që u kurua në kohë sot është në jetë.

Gazetari: Ke pasur temperaturë?

Banori X: Dy ditët e para.

Gazetari: Për herë të parë shkove tek urgjenca e spitalit të Laçit. Çfarë të bënë ty?

Banori X: Serum!

Gazetari: Pate përmirësime?

Banori X: Bëra serum edhe herën e dytë, të nesërmen në mëngjes bëra analizat.

Gazetari: T’i bënë aty në spitalin e Laçit?

Banori X: Po.Më thanë direkt për Tiranë.

Gazetari: Sa qëndrove në Tiranë?

Banori X: Fiks një javë.

Gazetari: Ku? Tek Infektivi?

Banori X: Tek Infektivi në kat të dytë.

Gazetari: Çfarë nxorrën si konkluzion mjekët, nga se ka ardhur?

Banori X: Prej miut thonë, unë nuk di gjë.

Gazetari: Ti, e takove Fatjonin e ndjerë në spital?

Banori X: E takova Fatjonin.

Gazetari: Në çfarë gjendjeje?

Banori X: Në gjendje të rëndë.

Mjekja Xhentiljana Nazaj shpjegon se kur pacienti vjen me temperaturë, dëgjohet edhe për shqetësime të tjera. Nëse mbas dy ose tri ditëve me mjekime, temperatura nuk ulet, duhen bërë ekzaminimet dhe të dërgohet te mjeku specialist infeksionist.

Xhentiljana Nazaj, mjeke: Kur pacienti vjen me temperaturë, dëgjohet edhe për shqetësime të tjera. Nëse mbas dy ose tri ditëve me mjekimet temperatura nuk ulet, duhen bërë ekzaminimet dhe të dërgohet te mjeku specialist infeksionist! Duhen bërë ekzaminimet që të zbulohet shkaku i vërtetë!

Agron Lala, shefi i Urgjencës në Laç përshkruan të njëjtin protokoll mjekëso.

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Ulet te krevati, i merret anamneza dhe sipas të dhënave, bën trajtim. Zakonisht, serumin e përdorim, kur kanë të vjella.

Gazetari: E zëmë se e mori këtë mjekim për momentin dhe rikthehet mbas dy ose tri ditëve, prapë me të njejtat simptoma, ndoshta pak më të shtuara, ju prapë do bënit të njëjtat gjëra, prapë serum në këtë rast?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Sot erdhi, e marr si rast të parë.

Gazetari: Edhe pse erdhi për herë të dytë?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Po nuk e dimë nëse ka qenë për herë të dytë, vetëm në qoftë se e nxjerr me të pyetur.

Gazetari: Po një shënim e ka aty.

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Po shënimi mund të jetë, por janë mbyllur shënimet. Në qoftë se vjen për herë të dytë, ai bën bilanc analizash.

Gazetari: I bën këtu në spital?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Po. Sipas analizave, kujt i përket. E zëmë është temperaturë, i përket Infektivit.

Në vazhdim, shefi i Urgjencës Laç pranon se për rastin e të ndjerit është neglizhuar.

Gazetari: Çfarë ka ndodhur me pacientin, që ka ndërruar jetë, Fatjon Lamin?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Ka qenë situatë më shumë…,sic e përshkruanin ata me mjekun që, hajde më shih miqësisht…

Gazetari: Pyetja ime është: Përse nuk i janë bërë analizat në kohën e duhur?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Ai, në fakt duhej ta kishte bërë kështu: U bë çfarë u bë ditën e parë, që u paraqit, tek rasti i dytë unë nuk kam pasur komunikim me mjekun që ka parë rastin.

Gazetari: Duheshin bërë analizat në rastin e dytë, apo jo?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Nuk do të kishte ndodhur nëse unë bëra, të pashë, do ishte vërtetuar më përpara.

Gazetari: Përse nuk ndodhi e njëjta gjë me bashkëfshatarin që ishte në të njëjtat kushte, ku ai shpëtoi dhe u drejtua për në Tiranë?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Unë të mirëkuptoj.

Gazetari: Epo, pacientët nuk janë numra. Kush do të mbajë përgjegjësi nga spitali këtu?

Agron Lala, shef i Urgjencës Laç: Po të kisha qenë unë mjeku, do të mbaja unë./ TvKlan

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Horoskopi ditor, e hënë 7 korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me njeri-tjetrin. Te…

Pasi u kapën ‘mat’ bashkë, Ledri nuk e fsheh më të vërtetën — publikon foton provokuese të Xhensilës

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për bashkëpunim artistik dhe…

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 7 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro, blihet me 97.4 lekë dhe shitet 98.2 lekë. Franga zvicerane,…

Aksident i rëndë : Përmbyset autobusi, 1 i vd*ekur dhe 17 të pl*agosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rajonin e Dnipropetrovsk në Ukrainë, ku një autobus pasagjerësh u përmbys në mëngjesin e 7 korrikut, duke lënë një të…

5.5 ballë/ Ja ku ra tërmeti më i fortë për sot

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter u shënua sonte, duke rezultuar lëkundja më e fortë e regjistruar për ditën e sotme. Koha: 20:31 UTC (09:31…

‘Baba Vanga japoneze’ sh*kon, në Korrik të 2025 do ndodhe fatk*qesia e madhe, cfare parashikon gruaja e famshme

Turistët po anulojnë ose shtyjnë udhëtimet e tyre në Japoni pas një profecie shqetësuese nga një grua që është përshkruar si “Baba Vanga e Japonisë”. Baba Vanga,…