Njerëzit hidhen nga ndërtesat për t’i shpëtuar tërmetit në Greqi dhe Turqi/ Disa të plagosur dhe të vdekur

Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter goditi në orët e para të mëngjesit zonën detare midis ishullit të Rodosit në Greqi dhe bregdetit perëndimor të Turqisë, duke shkaktuar frikë dhe dëme materiale në disa qytete.

Sipas Shërbimit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti u regjistrua rreth orës 02:17 të mëngjesit dhe kishte thellësi prej rreth 10 km.

Lëkundjet u ndjenë gjerësisht në Rodos, ku banorët dhe turistët dolën jashtë hoteleve dhe banesave në përpjekje për të gjetur siguri.

Autoritetet greke kanë konfirmuar se nuk ka raportime për viktima apo të plagosur në Greqi, ndërsa dëmet janë të kufizuara kryesisht në infrastrukturë të lehtë dhe mure të çara në ndërtesa të vjetra.

Ndërkohë, situata paraqitet më e rënduar në Turqi, ku tërmeti është ndjerë në qytete si Izmir, Antalia, Mugla dhe Manisa.

Ministria e Shëndetësisë turke njoftoi se një vajzë 14-vjeçare humbi jetën si pasojë e një sulmi paniku, ndërsa 69 persona të tjerë janë plagosur – shumica prej tyre nga kërcime nga ballkone dhe dritare në përpjekje për të shpëtuar.

Pamje të publikuara nga mediat turke dhe rrjetet sociale tregojnë momentet e panikut, me njerëz që largohen me shpejtësi nga ndërtesat dhe kërkojnë hapësira të hapura.

Në disa raste, janë regjistruar video ku individë hidhen nga katet e ulëta të ndërtesave nga frika e shembjes.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve. Ai ka njoftuar se ekipet e emergjencës janë në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të siguruar mbështetje për të prekurit.

Aktualisht, autoritetet në të dy vendet vazhdojnë inspektimet në ndërtesa për të garantuar sigurinë publike, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë të kujdesshëm për lëkundje pasuese.

Related Posts

Pas tetë vitesh romancë, çifti i njohur i jep fund lidhjes! Zbulohet aryseja që i çoi drejt krizës

Aktorja Dakota Johnson dhe këngëtari i Coldplay, Chris Martin, janë ndarë pas një marrëdhënieje që zgjati gati tetë vjet. Sipas burimeve të ndryshme, kjo ndarje duket të…

Tifoz i zjarrtë i Serbisë/ Shakohoxha: Djali i Vuçiçit mund të jetë nesër në stadium për ndeshjen me Shqipërinë

Një prani e pazakontë mund të shihet nesër në stadiumin e Tiranës, ku do të zhvillohet ndeshja shumë e pritur mes Shqipërisë dhe Serbisë. Komentatori sportiv Dritan…

Ndodh mrekullia/ Gjendet i gjallë dy ditë pas aksidentit një 27-vjeçar në Bulqizë

Një “mrekulli” mund të cilësohet rasti i një 27-vjeçari i cili është gjendur me shenja jete brenda një automjeti sot në zallin e Bulqizës. Mësohet se i…

Ndërron jetë papritur ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ditën e sotme ka ndërruar jetë diplomati Ilir Shqina. Shqina ka qenë ish-bashkëshorti i Grida Dumës, me të cilën ka edhe një djalë. Lidhur me vde kjen…

Serbët djegin flamurin shqiptar para ndeshjes së nesërme (Video)

Tensionet para përballjes Shqipëri–Serbi, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, kanë nisur që një ditë para ndeshjes. Në rrjetet sociale po qarkullon një video…

Mrekulli/ 27-vjeçari gjendet rastësisht gjallë pas dy ditësh nga αksidenti

Një ngjarje që mund të cilësohet si mrekulli ka ndodhur sot në Bulqizë, ku një 27-vjeçar është gjetur me shenja jete brenda një automjeti të aksidentuar, dy…