Dalin pamjet/ 19-vjeçarja që humbi j*tën pas rënies nga parashuta pësoi a’tak paniku (Video)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mal të Zi, ku 19-vjeçarja serbe Tijana Radonić humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej rreth 50 metrash gjatë një fluturimi me parashutë mbi Rivierën e Budvës.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, fillimisht ajo dukej e qetë dhe e buzëqeshur, ndërsa po përgatitej për fluturimin.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se instruktorët po e ndihmonin me rripat e sigurisë dhe po i jepnin udhëzimet për uljen.

Por, vetëm pak çaste më pas, situata ndryshoi. Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur 19-vjeçarja – e cila dyshohet të ketë përjetuar një sulm paniku – heq fillimisht jelekun që e mbante të lidhur me pajisjen dhe më pas rripat e sigurimit rreth këmbëve, duke rënë në mënyrë fatale.

Pushues në zonë dëshmuan se e dëgjuan duke bërtitur me panik: “Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!” dhe “Ndihmë!”, pak sekonda përpara se të binte.

Mediat raportojnë se vajza po merrte pjesë në një xhirim reklamues për një agjenci, në momentin kur ndodhi incidenti.

Autoritetet malazeze kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme në këtë rast të rëndë që ka tronditur opinionin publik në rajon.

Related Posts

Horoskopi ditor, e shtunë 3 janar 2026

Dashi Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë te ndiheni me se miri. Do e shprehni pa dorashka dashurinë qe ndjeni për…

Kryebashkiaku reagon pas aks*dentit tragjik ku humbën j*tën dy bashkëshortë: Ishte djali i tezes time! U prehshin në paqe!

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Mabë, në vendin e quajtur Gocaj, ka tronditur opinionin publik, duke marrë jetën e dy…

Vlorë – Gruaja gjendet e vr*rë në shtëpi, i shoqi i ka dhënë fund edhe j*tës..

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në Orikum, ku një grua ka humbur jetën, ndërsa dyshohet se autori i ngjarjes, ish-bashkëshorti i saj, ka humbur gjithashtu…

Hetimet e policisë Vlorë: Burri i mori j*tën gruas në shtëpi, shkoi në garazh dhe vr*au veten

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mesditën e sotme në Orikum. Rreth orës 13:30, urgjenca mjekësore ka njoftuar Policinë se një grua është gjetur pa shenja…

Këmbët e një gruaje mund të tregojnë shumë për të

Si mund të zbulojnë këmbët e grave detaje interesante (dhe çfarë duhet të dimë për kënaqësinë femërore) Ky artikull ka karakter informues dhe nuk zëvendëson konsultimin me…

Festat e fundvitit u kthyen në tragjedi: Historia e errët pas krimit në Orikum

Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Orikum kanë dalë në dritë. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve nuk…