Tregu i zi shpërt’hen para ndeshjes me Serbinë: Biletat arrijnë deri në 1000 euro

Të shtunën do të mbahet ndeshja e shumëpritur e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Interesi i tifozëve për të ndjekur përballien është i lartë, por numri i biletave duket se nuk i përgjigjet të gjithë kërkesave. Teksa ndodhemi 4 ditë para mbajtjes së ndeshjes, shumë tifozë po vuajnë për të gjetur një biletë.

Sipas raportimeve për JOQ Albania, tashmë po ndodh ajo që ndodh zakonisht në prag eventesh kaq të ndjeshme: Biletat po shiten në treg të zi, dhe çmimi i tyre në disa raste arrin edhe 1 000€, një shumë e goxha e konsiderueshme nëse marrim parasysh nivelin e pagave.

Shumë tifozë nuk po munden të sigurojnë qoftë dhe një biletë të vetme. Nga një vëzhgim i thjeshtë, mund të shikosh se në faqen zyrtare të FShF-së në rrjetet sociale, gjen komente ku persona të ndryshëm dhe të paautorizuar për shitje biletash, ofrojnë bileta në treg të zi.

“Shes 4 bileta v103-150 euro copa”, shkruan dikush. “4 bileta 150 euro copa n102 ose v102, DM sa me shpejt…!” shkruan një tjetër, ndërsa një i ri që ka siguruar 4 bileta shtesë mbrapa portës, kërkon gjithashtu t’i shesë: “4 bileta ne shitje (mbrapa porets)”.

Një qytetar i shqetësuar ka raportuar këtë rast, duke e konsideruar si diçka të padrejtë dhe komplet pa transparencë.

“Pershendetje JOQ, duket qarte qe biletat po shiten ktu ne komente tek FSHF dhe qe i kan marr ato qe nuk kan lidhje me futbollin, nderkohe qe tifozet e vertet asnje bilete nuk kan marr, transparence eshte shitja e biletave nga 150€- 500€”, thotë ai në mesazhin e tij.

Related Posts

Horoskopi ditor, e shtunë 3 janar 2026

Dashi Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë te ndiheni me se miri. Do e shprehni pa dorashka dashurinë qe ndjeni për…

Kryebashkiaku reagon pas aks*dentit tragjik ku humbën j*tën dy bashkëshortë: Ishte djali i tezes time! U prehshin në paqe!

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Mabë, në vendin e quajtur Gocaj, ka tronditur opinionin publik, duke marrë jetën e dy…

Vlorë – Gruaja gjendet e vr*rë në shtëpi, i shoqi i ka dhënë fund edhe j*tës..

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në Orikum, ku një grua ka humbur jetën, ndërsa dyshohet se autori i ngjarjes, ish-bashkëshorti i saj, ka humbur gjithashtu…

Hetimet e policisë Vlorë: Burri i mori j*tën gruas në shtëpi, shkoi në garazh dhe vr*au veten

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mesditën e sotme në Orikum. Rreth orës 13:30, urgjenca mjekësore ka njoftuar Policinë se një grua është gjetur pa shenja…

Këmbët e një gruaje mund të tregojnë shumë për të

Si mund të zbulojnë këmbët e grave detaje interesante (dhe çfarë duhet të dimë për kënaqësinë femërore) Ky artikull ka karakter informues dhe nuk zëvendëson konsultimin me…

Festat e fundvitit u kthyen në tragjedi: Historia e errët pas krimit në Orikum

Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Orikum kanë dalë në dritë. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve nuk…