Autopsia rëndon më keq ish të dashurin: Martina VDlQ në AG0Nl pas g*ditjeve në kafkë. Nëna e 14-vjeçares: E trajtuam si djalin tonë, doli një për’bindësh!

Detaje tronditëse kanë dalë nga autopsia e trupit të 14-vjeçares Martina Carbonaro, e cila u vra barbarisht nga ish-i dashuri i saj 19-vjeçar, Alessio Tucci. Vajza e mitur nuk vdiq menjëherë, por ndërroi jetë në fund të një agonie të dhimbshme, siç tregojnë rezultatet e ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Sipas ekspertëve, Martina kishte pësuar katër plagë të rënda në kafkë, përfshirë një frakturë të madhe me hemorragji në pjesën e përparme dhe të pasme të kokës. Në trupin e saj u zbuluan gjithashtu lezione në qafë, çka dëshmon për përpjekjet e mundshme për ta mbytur ose për ta mbajtur të pafuqishme.

Si ndodhi ngjarja? Martina kishte dalë nga shtëpia të hënën në mbrëmje, me qëllimin për të ngrënë një akullore me një shoqe. Rreth orës 20:30, ajo komunikoi për herë të fundit me nënën e saj, duke i thënë se do të kthehej së shpejti. Pas asaj telefonate, vajza humbi çdo kontakt. Prindërit njoftuan menjëherë policinë dhe nisën kërkimet, duke bërë edhe apele publike në rrjetet sociale.

Trupi i saj u gjet dy ditë më vonë, i fshehur poshtë një dysheku në një ndërtesë të braktisur pranë ish-stadiumit “Moccia”, në zonën e Afragola-s, provinca e Napolit.

Nëna e Martinës: “E trajtova si bir, por ai ishte një përbindësh” Dëshmia e nënës së Martinës është rrëqethëse: “Ai e kishte goditur me shuplakë më parë dhe i thashë vajzës sime: ‘Martina, a do të vijë një ditë dikush të më thotë që ai të vrau?’ Dhe ja ku jemi sot.”

Ajo shtoi se vetëm dy javë para vrasjes, Alessio kishte shkuar në shtëpinë e tyre duke qarë, kishte ngrënë me ta dhe kishte deklaruar se e donte vajzën. “I thashë asaj: ‘Nëse nuk e do më, lëre’. Dhe tani dua vetëm drejtësi. Ai ishte në shtëpinë time pas vrasjes, ndërkohë që merrte pjesë në kërkimet për trupin e saj me babain e tij.”

Sipas fjalëve të saj, flitet madje se trupi i vajzës mund të jetë futur në një qese plehrash: “Si mund ta bëjë dikush këtë? Dua burgim të përjetshëm për atë përbindësh!”

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik në Itali dhe më gjerë, duke sjellë edhe një herë në vëmendje rrezikun e dhunës ndaj vajzave dhe grave të reja. Hetimet për rastin vazhdojnë ndërsa autoritetet pritet të bëjnë publike akuzat formale ndaj autorit të dyshuar.

Related Posts

Pas tetë vitesh romancë, çifti i njohur i jep fund lidhjes! Zbulohet aryseja që i çoi drejt krizës

Aktorja Dakota Johnson dhe këngëtari i Coldplay, Chris Martin, janë ndarë pas një marrëdhënieje që zgjati gati tetë vjet. Sipas burimeve të ndryshme, kjo ndarje duket të…

Tifoz i zjarrtë i Serbisë/ Shakohoxha: Djali i Vuçiçit mund të jetë nesër në stadium për ndeshjen me Shqipërinë

Një prani e pazakontë mund të shihet nesër në stadiumin e Tiranës, ku do të zhvillohet ndeshja shumë e pritur mes Shqipërisë dhe Serbisë. Komentatori sportiv Dritan…

Ndodh mrekullia/ Gjendet i gjallë dy ditë pas aksidentit një 27-vjeçar në Bulqizë

Një “mrekulli” mund të cilësohet rasti i një 27-vjeçari i cili është gjendur me shenja jete brenda një automjeti sot në zallin e Bulqizës. Mësohet se i…

Ndërron jetë papritur ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ditën e sotme ka ndërruar jetë diplomati Ilir Shqina. Shqina ka qenë ish-bashkëshorti i Grida Dumës, me të cilën ka edhe një djalë. Lidhur me vde kjen…

Serbët djegin flamurin shqiptar para ndeshjes së nesërme (Video)

Tensionet para përballjes Shqipëri–Serbi, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, kanë nisur që një ditë para ndeshjes. Në rrjetet sociale po qarkullon një video…

Mrekulli/ 27-vjeçari gjendet rastësisht gjallë pas dy ditësh nga αksidenti

Një ngjarje që mund të cilësohet si mrekulli ka ndodhur sot në Bulqizë, ku një 27-vjeçar është gjetur me shenja jete brenda një automjeti të aksidentuar, dy…