Nuk është vend evropian. Ja vendi me pasaportë më të fuqishme në botë për vitin 2025. Zbuloni ku renditen Shqipëria dhe Kosova?

Singapori rimerr kurorën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë me akses pa viza në 195 nga 227 destinacione në mbarë botën, duke e lënë Japoninë në vendin e dytë me një rezultat prej 193, sipas Indeksit të Pasaportave Henley 2025, i cili rendit të gjitha vendet në botë.

Në këtë indeks, Shqipëria renditet në vend të 43-të, duke u ngritur me 5 pozicione nga një vit më parë. Me pasaportën tonë, mund të udhëtojmë pa viza në 123 shtete të botës. Kosova renditet në vend të 63-të për vitin 2025, pasi shtetasit e saj mund të udhëtojnë pa viza në 80 vende të ndryshme të botës. Krahasuar me një vit më parë, edhe Kosova është ngritur me 5 vende në renditje.

Japonia është e dyta në renditje, me një derë të hapur për 193 destinacione, pasi ka siguruar medaljen e argjendtë duke rifituar aksesin pa viza në Kinën fqinje për herë të parë që nga bllokimet e Covid-19.

Shtetet anëtare të BE-së, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja janë në vendin nr.3, së bashku me Finlandën dhe Korenë e Jugut, me akses në 192 destinacione pa viza paraprake.

Siç raporton CNN, pozicioni i katërt në renditje është një dëshmi e fuqisë së zonës Shengen pa kufij të Bashkimit Evropian, e cila garanton lëvizjen e lirë për më shumë se 425 milionë qytetarë të BE-së. Ai mbahet nga shtatë vende të BE-së, secila me akses pa viza në 191 destinacione: Austri, Danimarkë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Norvegji dhe Suedi.

Në vendin e pestë janë pesë vende – Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra dhe Britania e Madhe – që të gjitha kanë akses pa viza në 190 destinacione.

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2025

1. Singapori – 195 shtete

2. Japoni – 193 shtete

3. Finlanda – 192 shtete

3= Francë – 192 shtete

3= Gjermani – 192 shtete

3= Itali – 192 shtete

3= Koreja e Jugut – 192 shtete

3= Spanja – 192 shtete

4= Austria – 191 shtete

4= Danimarka – 191 shtete

4= Irlanda – 191 shtete

4= Luksemburgu – 191 shtete

4= Holanda – 191 shtete

4= Norvegjia – 191 shtete

4= Suedi – 191 shtete

5= Belgjika – 190 shtete

5= Zelanda e Re – 190 shtete

5= Portugalia – 190 shtete

5= Zvicra – 190 shtete

5= Mbretëria e Bashkuar – 190 shtete

6= Australia – 189 shtete

6= Greqia – 189 shtete

7= Kanada – 188 shtete

7= Malta – 188 shtete

7= Polonia – 188 shtete

8= Çekia – 187 shtete

8= Hungaria – 187 shtete

9= Estonia – 9. vendi – 186

9= Shtetet e Bashkuara – 186 shtete

10= Letonia – 185 shtete

10= Lituania – 185 shtete

10= Sllovenia – 185 shtete

10= Emiratet e Bashkuara Arabe – 185 shtete

– – –

43= Shqipëria – 123 shtete

63= Kosova – 80 shtete

– – –

99. Koreja e Veriut – 41 shtete

100. Bangladeshi – 40 shtete

100= Libia – 40 shtete

100= Territori Palestinez – 40 shtete

101. Nepali – 39 shtete

102. Somalia – 35 shtete

103. Pakistani – 103. vendi – 33 shtete

103= Jemeni – 33 shtete

104. Iraku – 31 shtete

105. Siria – 27 shtete

106. Afganistani – 26 shtete

Related Posts

S’hokohen mjekët: Adoleshenti pësoi krizë të rëndë abstinence pasi prindërit e d’enuan me..

Një rast shqetësues ka ndodhur në zonën e Torinos, Itali, ku një adoleshent është shtruar në spital pasi ka përjetuar një krizë të rëndë abstinence, jo nga…

“Parkova makinën mirë dhe hyra në xhami! Se di pse u gjobita kot”

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë sonë, për të denoncuar një shqetësim që lidhet me një gjobitje të padrejtë nga Policia Rrugore. Gjoba është vendosur…

Reagon për herë të parë Klea Huta – Zbulon të vërtetën për ndarjen nga Elgit Doda

Pas një sërë spekulimesh në rrjet për një ndarje të mundshme mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës, më në fund ka ardhur një reagim nga vetë Klea….

Kënga “Jetë” është dedikim për Gjestin? Flet Egli Tako

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka ndarë më shumë detaje në lidhje me projektin e saj më të fundit muzikor, këngën “Jetë”. E ftuar në…

Gjesti e përshëndeti me këtë video, Egli bën reagimin e papritur

Marrëdhënia mes Gjestit dhe Egli Takos ka marrë vëmendje të madhe së fundmi pas deklaratave të sinqerta dhe të shoqëruara me këngë në emisionin “Goca dhe Gra”….

Horoskopi javor, 2 deri 8 Qershor 2025

Java 2–8 qershor 2025: një dritë e butë hap rrugë të reja. Horoskopi javor i Susan Miller për të gjitha shenjat tek noa.al Kjo javë nis me…