Njohja e pensioneve me Italinë, përfitimet nisin më 1 korrik! Detajet e marrëveshjes së nënshkruar midis palës shqiptare dhe italiane

Nuk është 1 qershori data kur implementohet marrëveshja për njohjen e pensioneve italo-shqiptare, por një muaj më vonë, data 1 korrik.

Përfaqësuesja e zyrës UIM Albania, Tresjana Elmazi, e cila ofron në Shqipëri shërbimet e Patronatit italian sqaron se një gjë e tillë sanksionohet në marrëveshjen e ratifikuar në parlamentet respektive të të dyja vendeve, e cila nuk cakton datë, por një afat.

“Në bazë të nenit 31 të aktit të marrëveshjes parashikohet që marrëveshja hyn në fuqi në ditën e parë të muajit të dytë nga momenti i shkëmbimit të akteve. Duke qenë se aktet u shkëmbyen nga mesi i majit, data përkon me 1 korrikun”. Gjithsesi, gjatë kësaj kohe në pritje qytetarët që kanë vite pune midis Shqipërisë dhe Italisë mund të bëjnë gati dokumentacionin për të aplikuar për pension në të dyja vendet. Në një intervistë për gazetën, Elmazi apelon të interesuarit të paraqiten pranë zyrave UIM Albania të patronatit italian për të krijuar një panoramë të situatës së tyre mbi sigurimet.

“Çdokush i interesuar për të përfituar nga kjo marrëveshje mund të krijojë paraprakisht një panoramë të situatës së vet, për të kuptuar nëse i plotëson kushtet që kërkohen për zbatimin e saj. Për këtë nuk është nevoja të pritet data 1 korrik, pranë zyrës sonë të UIM Albania kanë nisur tashmë të paraqiten qytetarë të ndryshëm, që duan të dinë me saktësi sa vite kontribute u njihen aktualisht nga shteti shqiptar dhe sa nga shteti italian. Ky është një shërbim që UIM Albania e kryen falë bashkëpunimit dhe aksesit që ka në sistemin italian INPS si dhe bashkëpunimit me ISSH-në në Shqipëri. Në momentin që krijohet panorama e plotë e kontributeve për qytetarin e interesuar dhe evidentohet plotësimi i kushteve, atëherë jemi gati të paraqesim kërkesën e tij për të përfituar pensionin. Për t’i ndihmuar pensionistët kemi hapur sportele edhe në Durrës, Vlorë dhe Shkodër, përveç zyrës së Tiranës. Vlen për t’u theksuar se këtë shërbim e ofrojmë pa kosto për qytetarin, pasi organizata jonë financohet nga Ministria e Punës italiane pikërisht për dhënien e një shërbimi publik si ky që ofrojmë”, – nënvizon Elmazi.

Nga nënshkrimi tek implementimi i marrëveshjes për njohjen e pensioneve italoshqiptare ka kaluar thuajse një vit e gjysmë, pa llogaritur kalvarin e gjatë shumëvjeçar të përpjekjeve të të gjitha qeverive në pushtet për të marrë dakordësinë e palës italiane për njohjen e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. Vitin e kaluar në shkurt u nënshkrua marrëveshja midis ministrave Tajani e Hasani, ndërsa u desh një kohë e gjatë për ratifikimin në parlament e botimin në Fletoret Zyrtare. Në muajin mars të këtij viti, kjo marrëveshje ligjore hyri në fuqi edhe në Fletoren Zyrtare të Italisë (tek ne shumë më parë) teksa firmosja ishte bërë më 6 shkurt nga palët respektive. Marrëveshja garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri, nga e cila përfitojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Më herët, Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali miratuan amendamentin për alokimin e fondeve në kuadër të zbatimit të marrëveshjes.

AFATI

Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali duhet ende të presin për të përfituar nga njohja e ndërsjellë e pensioneve. Me gjithë “dokumentin final të Procesit Ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes” që Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, solli në takimin e Samitit të VI të Komunitetit Politik të Evropës në Tiranë, zbatimi i saj kërkon ende pak kohë. Kjo do të thotë se 1 qershori që Kryeministri Edi Rama njoftoi si datën e nisjes së zbatimit të marrëveshjes nuk mund të realizohet.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka sqaruar në një intervistë për mediat se nga data e shkëmbimit të akteve duket të kalojnë dy muaj që marrëveshja të bëhet e zbatueshme. Pra, njohja e ndërsjellë e pensioneve do të ndodhë në muajin korrik. Në dokumentin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë vlerësohet se nga marrëveshja do të mund të përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë dhe 4 mijë italianë.

Nga marrëveshja nuk do të përfitojnë jo vetëm përfituesit e pensionit të pleqërisë, por edhe ata invaliditetit. Gjithashtu do t’u njohën vitet e punës edhe invalidëve apo atyre që kanë marrë leje si pasojë e sëmundjeve apo lindjeve. Për të bërë të zbatueshme njohjen e pensioneve me Shqipërinë, Qeveria italiane ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për ta deri në vitin 2032. Buxheti i dedikuar nis me 7.6 milionë euro për vitin e parë të aplikimit dhe mbyllet me 20.3 milionë në fund të këtij planifikimi buxhetor. Bashkë me Italinë, Greqia është shteti tjetër me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, mbi 670 mijë të tillë, ndjekur nga Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Gjermania./Gazeta Panorama

Related Posts

14-vjeçarja u gjet e vd*kur në gjumë, dhe nëna e saj gjeti diçka që të gjithë, e mbajmë shpesh në shtrat

Smartphones janë bërë pjesë e jetës tonë të përditshme. Ne i mbajmë pranë nesh në shtretërit tanë, pasi është gjëja e fundit që shohim para se të…

Dhimbje e madhe! Partia Demokratike ne zi, humb njerin e rendesishêm, ne moshe te re

Një lajm i trishtë ka ardhur së fundmi nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati. Përmes një postimi në rrjetet sociale demokrati ka bërë me dije…

BBV5 drejt nisjes: Zbulohen emrat e parë të mundshëm të banorëve të edicionit të pestë

Edhe pse kanë kaluar vetëm disa javë nga përfundimi i “Big Brother VIP Albania 4”, publiku shqiptar është tashmë i etur për të mësuar më shumë rreth…

Aksident rrugor me 5 të lënduar në aksin Elbasan–Bradashesh

Elbasan, 19 qershor 2025 – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori, lidhur me një aksident rrugor të ndodhur më 18…

“S’do të kthehem më në shtëpi”- Zhdukja e Emilias, nëna e 16-vjeçares shqiptare tregon bisedën e fundit me të bijën: Doli shëtitje me shoqet, por…! Pas SMS-ve fshihet dikush tjetër

Familja e 16-vjeçares shqiptare Emilia Veliu, e cila rezulton e zhdukur prej mbrëmjes së të hënës kur humbi çdo gjurmë në zonën e Petralonës ku ajo jetonte,…

3 shenjat më me fat dhe 3 më pak me fat sipas Paolo Fox – E enjte, 19 qershor 2025

ot është një ditë që sjell përplasje mes dëshirës për veprim dhe nevojës për qetësi. Disa shenja ndihen të frymëzuara dhe të mbështetura nga yjet, ndërsa të…