‘Kishte 6 vite lidhje me motrën time! Shpërndante videot intime tek ish burrat, prishi dy martesa!’

Arjon Hasaj ka pranuar plotësisht se është ai autori i vrasjes së shtetasit, Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.

Hasaj ka deklaruar për policinë vendore të Shkodrës se është ai personi që ka vrarë me armë zjarri 33 vjeçarin Mataj duke marrë përsipër krimin e rëndë.

Ndërkohë vëllai i autorit, shtetasi Klisman Hasaj i dyshuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje.

Arjon Hasaj ka treguar plotësisht vrasjen e kryer e cila sipas autorit ka ardhur si shkak i një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh.

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër”, mësohet të ketë deklaruar Hasaj.

“Nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjen që do kryente vëllai dhe nuk kam lidhje me atë ngjarje”, mësohet të ketë deklaruar Klisman Hasaj, vëllai i autorit.

Pas ngjarjes së rëndë policia vendore e Shkodrës ka kryer përgjime në banesën e familjes Hasaj.

Gjatë përgjimeve dy vëllezërit kanë folur për vrasjen e realizuar nga Arjoni si dhe në një moment del se autori kryesor Arjon Hasaj është penduar që kishte fshehur armën dhe ka shkuar duke e marrë sërish dhe duke e groposur në oborrin e shtëpisë për ta patur për siguri.

Pas këtyre përgjimeve policia arrestoi dy vëllezërit Hasaj si autor të dyshuar të vrasjes së shtetasit, Ramazan Mataj.

Policia ka marrë në pyetje edhe familjarë të tjerë të viktimës dhe autorit të dyshuar ndërsa vijon punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

Related Posts

Qeveria njoftoi reformën e pensioneve, 75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim këtë vit

Shumë pensionistë janë surprizuar këtë janar, teksa pensioni i tyre nuk kishte pësuar ndryshim, edhe pse qeveria njoftoi se 2026 është viti i reformës së pensioneve. Institucionet…

“Tërmetet në tru” që mund të ndryshojnë atë që dimë për skizofreninë

“Trumbjet e trurit” janë ndërprerje të papritura në lidhjen e rrjetit të trurit, të cilat ndodhin shumë më shpesh tek njerëzit me psikozë sesa tek individët e…

Mark Zuckerberg parashikon fundin e telefonave inteligjentë, ja pse

Që nga lançimi i iPhone në vitin 2007, telefonat inteligjentë janë bërë pika qendrore e jetës sonë të përditshme. Ata tani janë mjete të domosdoshme, që shihen…

Bletët mund të mbajnë sekretin e komunikimit me alienët

Meqenëse bletët i kuptojnë konceptet themelore matematikore, matematika mund të përdoret si gjuhë komunikimi me alienët, argumentojnë studiuesit. Sipas një eksperimenti të ri mendor të paraqitur nga…

Fundi i mundshëm i Kadyrov-ëve: “Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, edhe djali trashëgimtar mes jetës dhe vd*kjes

Epoka e përgjakshme e familjes Kadyrov në Çeçeni mund të jetë duke shkuar drejt fundit. Ramzan Kadyrov, 49 vjeç, lideri autoritar i republikës çeçene dhe një nga…

Makina përpIaset me furgonin në Milot: 5 të pl*gosur, 3 prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të urës së Milotit. Përplasja e fortë mes një autoveture dhe…