“Ta bëj unë, se dua të mësoj dorën” – Artan Tafani rrëfen ngjarjen e rëndë: Kërkonim një vend ku të hidhnim t’rupin!

“Qante i shkreti, lutej” – Rrëfim i rëndë për ngjarjen e errët. Dhe për trupin që hodhën në rezervuar. Anëtari i bandës së Laert Haxhiut tregon detaje të rënda nga vrasja e Fridman Xhaferrajt: E lidhëm me gurë që të fundosej në ujë

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë dhe anëtar i grupit kriminal të Laert Haxhiut, ka rrëfyer para gjykatës detaje të rënda dhe tronditëse nga ekzekutimi makabër i Fridman Xhaferrajt, ngjarje e ndodhur në rrethana të ftohta dhe të llogaritura deri në detaje.

Në dëshminë e tij, Tafani tha se gjithçka nisi pas një telefonate që Laert Haxhiu mori nga Ligori, i cili i tha se Klisman Xhaferri kishte komunikuar në telefon për “punë malli”. Pavarësisht se ndodheshin në një hotel, Laerti kishte dhënë urdhrin: “Çohu, do ikim në Korçë ta vrasim”.

Në vijim, Tafani tregoi se ai, Laerti dhe Lulzimi nisën rrugën drejt Korçës. Lulzimi mori një armë zjarri nga një garazh ku banda mbante arsenalin dhe një makinë me portobagazh për transportin e trupit. Në Pogradec, grupi u bashkua me Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin, të cilët u morën në makinë dhe vijuan udhëtimin së bashku.

Sipas dëshmisë, gjatë rrugës për në Tepelenë, ku planifikohej të fshihej trupi i viktimës, grupi diskutonte për vendin ku do ta hidhnin. Ata panë një rezervuar dhe vendosën që aty do ta fundosin trupin. Në këtë udhëtim, bisedat mes tyre përshkruheshin edhe nga momente cinike dhe të ftohta. Tafani kujtoi një moment kur Marigleni i tha Laertit: “O lala, ma le ta bëj unë, të mësoj dorën”.

Artan Tafani tregoi se gjatë aktit të ekzekutimit ndodhej në një gjendje të mpirë, por gjithçka ishte bërë me dije paraprakisht dhe se Bledari kishte dijeni të plotë për veprimet. Ai theksoi se viktima, Fridman Xhaferraj, qante dhe lutej për jetën e tij, para se të lidhej me gurë dhe të mbytej në rezervuar, për t’u zhdukur pa lënë gjurmë.

Dëshmia e Tafanit hedh dritë mbi një vrasje të kryer me egërsi, organizim kriminal dhe pa asnjë mëshirë, duke nxjerrë në pah anën më të errët të grupit të Laert Haxhiut dhe mënyrën sesi funksiononte zinxhiri i vendimeve brenda këtij grupi famëkeq.

DËSHMIA E PLOTË E TAFANIT

“Për vrasjen e Çajup Selimit unë mora 25 mijë euro, është bërë pas një jave. Ditën tjetër pas vrasjes në Tepelenë, në darkë kemi vrarë Firdman Xhaferrin.

Ligori i thotë Lulzimit merr litarin dhe armët dhe do ikim në Korçë për të vrarë Fridman Xhaferrin.

Arsyeja ishte se fliste në numër në telefon për çështje droge. Lulzimi mori pistoletë “TT” me dy fishekë. Merr edhe një “Ford Focus” (makinë) me portobagazh.

Unë, Laerti dhe Lulzimi jemi nisur për në Korçë. Para Korçës kemi ndaluar në Pogradec. Në ato zona takojmë Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin.

Këta i mori me vete me qëllim për të marre trupin e Fridmanit për ta hedhur.

Marigleni i thotë Laertit “O lala, ma le mua këtë të mësoj dorën” me qëllim për ta vrarë.

Fridman Xhaferri ishte nga Lushnja, ishte përdorues.”

Related Posts

Nusja gjeti mënyrën ‘gjeniale’ për të larguar dash*oren e burrit përgjithmonë

Janë të shpeshta rastet kur femrat bien vik ima të rrjeteve sociale, e sidomos kur kanë bërë foto apo video . Një vajzë e cila ishte lidhur…

Pse Enver Hoxha e izoloi Shqipërinë? Mjeku francez i Enυer Ηoxhës i tregon të gjitha/ Ja çfarë i ka thënë ai për shqiρtarët

Pse Enver Hoxha e izoi Shqipërinë? Rrëfimi i rrallë i mjekut francez të diktatorit Shqipëria përjetoi një ndër diktaturat më të ashpra të shekullit XX, nën udhëheqjen…

Sa u pagua në Hollywood? Shtang Inva Mula, rrëfen gabimin e madh që e la pa kokërr leku

Kur u pyet nga moderatoret se sa kishte përfituar financiarisht nga ky rol i jashtëzakonshëm që e bëri të njohur në mbarë botën, përgjigjja e saj habiti…

Pas vapës, pëmbytje në veri të Italisë

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të shumta në qytetet…

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Aktori australian Julian McMahon, i njohur për rolet e tij në seriale të njohura si “Nip/Tuck” dhe “Charmed”, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Gruaja e tij…

Një emigranti i merret jeta në Greqi. Dëshmitarët tregojnë se panë autorin (Foto)

Vrasje misterioze në Agia Paraskevi, Athinë – Policia përpiqet të identifikojë viktimën dhe motivin pas atentatit Një 43-vjeçar i vrarë pas një atentati me armë zjarri në…