“Dilja si shpërndarësh picash” Alibej: Doja me çdo kusht Talo Çelën, gjallë a vd*ekur

Në vijim të seancës në Gjykatën e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej dha dëshmi dhe detaje të reja në lidhje me ngjarjet e rënda që kanë tronditur Elbasanin, ku ai është akuzuar si kreu i një organizate kriminale dhe porositës i disa atentateve.

Alibej tregoi sesi, pas vrasjes së djalit të dajës së tij, Andi Zylifit, në shtëpinë e tij u shfaqën dy makina që brohoritnin në sy të patrullës së policisë. Ai tha se, për të mbrojtur veten dhe për të siguruar informacion, kishte nisur vetë verifikime duke u kamufluar si shpërndarës picash në qytet dhe duke përdorur kamerat e sigurisë, edhe pse shumica e tyre ishin nën kontrollin e Suel Celës.

“Tek shtëpia e Emiljano Ramazanit identifikova dy automjete dhe i verifikova me kamerat e sigurisë. Kisha çdo informacion që ia jepja policisë dhe prokurorit,” deklaroi Alibej, i cili pas ngjarjes së Andi Zylyfit vetëdorëzohet në polici bashkë me avokatin e tij dhe më pas kalon në arrest shtëpie.

Ai nënvizoi se kërkonte me çdo kusht Talo Celën, gjallë apo vdekur, pasi e konsideronte si ekzekutorin në atentatin ndaj vëllait të tij Endrit Alibej.

“Djali i dajës më tha se pas meje po vinte me një BMË, ishte Fatos Gosa. Talo ishte kryesori për mua sepse ai dinte shumë dhe njifte rrugët mirë. Doja që ai të kapet nga policia, sepse e di që do fliste,” theksoi Alibej.

Related Posts

Plani makabër i Vitit të Ri: 18-vjeçari synonte deri në 20 vi’ktima – ja si u zbulua

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se i kishte penguar një komplot 18-vjeçarit të frymëzuar nga Shteti IsIamik për të suImuar Karolinën e Veriut me thika dhe çekiçë…

NGA VENDI/ Bora dhe akulli bllokojnë rrugët. 200 mjete të bllokuara.. Shkakton trafik kilometrik

Një situatë e vështirë ka përfshirë disa akse rrugore në Qarkun e Shkodrës gjatë orëve të fundit, ku reshjet e breshërit dhe dëborës kanë krijuar vështirësi të…

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë ‘shkund’ këtë shtet! (SHlK0Nl PAMJET)

Lëkundjet u ndjenë në shumë lagje, presidentja Claudia Sheinbaum u detyrua të ndërpresë konferencën e përditshme për shtyp. MEKSIKË – Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5…

E dhimbshme në Greqi/ I riu shqiptar, vetëm 23 vjeç, humb j*tën pas përpIasjes me barrierat e rrugës

Një aksident tragjik në zonën e Atikës ka marrë jetën e një të riu shqiptar, 23 vjeç, i cili humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me…

Horoskopi ditor, e shtunë 3 janar 2026

Dashi Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë te ndiheni me se miri. Do e shprehni pa dorashka dashurinë qe ndjeni për…

Kryebashkiaku reagon pas aks*dentit tragjik ku humbën j*tën dy bashkëshortë: Ishte djali i tezes time! U prehshin në paqe!

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Mabë, në vendin e quajtur Gocaj, ka tronditur opinionin publik, duke marrë jetën e dy…