Zbulohet arsyeja e kr*mit të Murselit: Ja shifra marramendëse që Liridona kishte nga sigurimi jetësor

Zhvillime të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, ku Liridona Ademaj u vra në rrethana të dyshimta.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, motivi kryesor i krimit ka qenë përfitimi nga sigurimi jetësor i viktimës.

Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviç, ka bërë të ditur se në vitin 2022, në emër të Liridona Ademajt ishte paguar sigurimi jetësor në Suedi, me vlerë 3 milionë kruna suedeze, që përkthehet në rreth 260 mijë euro.

Sipas saj, ky fakt përbën një nga provat materiale kyçe të aktakuzës ndaj bashkëshortit të saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka urdhëruar vrasjen për të përfituar shumën e sigurimit.

“Prokuroria ka pranuar si provë materiale dokumentin zyrtar nga organet suedeze që vërteton ekzistencën dhe vlerën e sigurimit jetësor,” deklaroi Perlinçeviç gjatë seancës.

Mbrojtja e Murselit ka kërkuar që ai t’i nënshtrohet ekzaminimit mendor, duke vënë në pikëpyetje gjendjen e tij psikologjike në kohën e kryerjes së veprës. Deri më tani, gjykata nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare në lidhje me këtë kërkesë.

“Në momentin që ekspertiza të jetë e gatshme, do të vazhdojmë me shqyrtimin e plotë të çështjes,” theksoi prokurorja, duke shtuar se ky është një proces që kërkon “maturi, dëshmi të qarta dhe paanshmëri”.

Nga ana tjetër, Naim Murseli ka deklaruar pafajësinë e tij para trupit gjykues. Në një deklaratë që ka tërhequr vëmendje, ai u shpreh: “Nëse pretendimet e prokurorisë vërtetohen, unë vetë do të kërkoj burgim të përjetshëm për veten time.”

I pafajshëm është deklaruar edhe i akuzuari tjetër, Kushtrim Kokalla, ndërsa i dyshuari Granit Plava ka vendosur të mbrohet në heshtje. Prokuroria i konsideron këta të fundit si bashkëpunëtorë në vrasjen e planifikuar, ku dyshohet se Plava ka qenë ekzekutori, ndërsa Murseli ka rënë dakord që t’i paguante atij shumën prej 30 mijë eurosh për realizimin e krimit.

Aktakuza është ngritur më 15 janar 2025 dhe përfshin katër të pandehur: Naim Murselin, Granit Plavën, Kushtrim Kokallën dhe Tom Dodajn. Sipas dokumentit zyrtar, motivet e vrasjes përfshijnë jo vetëm përfitimin financiar, por edhe prishjen e raporteve martesore mes çiftit, çka dyshohet se e ka shtyrë Murselin të planifikojë eliminimin e bashkëshortes.

Procesi gjyqësor është ende në zhvillim dhe pritet që në javët në vijim të hidhet më shumë dritë mbi rolin e secilit të akuzuar dhe dinamikën e plotë të krimit që ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë.

Related Posts

“DlGJET” vendi nga i nxehti, por ja kur vjen kthesa e motit dhe renia drastike e temperaturave

Kjo e martë shënon ditën e parë me temperaturë maksimale 40 gradë celsius në vendin tonë, sipas parashikimit të nga Tanja Porja. Sipas të dhënave, kulmi i…

Zi në botën e artit! Shuhet legjenda e muzikës rock

Ozzy Osbourne, një nga figurat më ikonike të muzikës rock dhe pionier i zhanrit heavy metal, ka ndërruar jetë sot, 22 korrik, në moshën 76-vjeçare. Lajmi është…

Rama me tjeter vendim te fortê: Guxoni te..

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me lirimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar ndërhyrje ndaj pikave të gomisterive që ofrojnë shërbime në rrugë. Përmes një…

Grushte dhe sharje, dalin pamjet e rrahjes brutale te “Delijorgji”

JOQ Albania ka siguruar pamje ekskluzive nga sherri që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kompleksin “Delijorgji”, ku është dhunuar brutalisht pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj….

Një mysafire speciale…” – Luizi surprizohet në studio nga? (Foto)

Luiz Ejlli është rikthyer në studio për të regjistruar këngën e tij më të re, dhe si gjithmonë, emocionet janë të mëdha për fansat që presin me…

Meri Gjini jep lajmin e madh: Javë vendimtare për vitin 2025, ja cfarë ju pret këto ditë

Një javë me aktivitete që ndihmohen nga vendosjet planetare. Nisim javën me Hënën te Binjakët, ku gjendet aty edhe Venusi. Ky bashkim, ndihmon shumë për të zgjidhur…