Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri. Ja sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Ditët e fundit vendi ynë po përjeton një valë të nxehti me temperatura të larta dhe diell të fortë. Edhe dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët dhe termometër që në mesditë pritet të shënojë deri në 37°C në disa zona të Shqipërisë qendrore dhe jugore.

Fundjavë me mot të nxehtë
Sipas sinoptikanes Tanja Porja, e njëjta tablo sinoptike do të na shoqërojë edhe gjatë fundjavës, ku temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë dhe graduale si në mëngjes, ashtu edhe në mesditë. Të shtunën dhe të dielën, maksimalet pritet të arrijnë në 37-38°C, kryesisht në qarqet e Elbasanit, Beratit, dhe pjesë të tjera të zonave të ulëta jugore percjell shqiptari.net

E diela dhe e hëna parashikohen të jenë ditët më të nxehta të gjysmës së parë të qershorit.

Java tjetër: Mot i nxehtë me vranësira pasditeve
Nga e marta deri të enjten, temperaturat mbeten të larta, por me luhatje të vogla nga dita në ditë. Në këtë periudhë parashikohen edhe vranësira më të shpeshta gjatë pasditeve, veçanërisht në zonat verilindore dhe juglindore, ku nuk përjashtohen rrebeshet e shkurtra lokale.

Zonat më të prekura nga reshjet do të jenë:

Pogradec
Korçë
Ersekë

Pjesë të Përmetit dhe Gjirokastrës
Këto reshje do të jenë të lokalizuara dhe kryesisht në orët e pasdites.

Vlera termike shumë të larta deri në mesjavë
Temperaturat pritet të qëndrojnë në vlerat 37-38°C deri ditën e hënë, për të pasuar më tej me një rënie të lehtë të tyre nga mesi i javës së ardhshme. Megjithatë, vlerat do të mbeten të larta për periudhën, si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit.

Për fundjavën: Diell dhe plazh, reshje thuajse zero
Për ditën e shtunë dhe të dielën, moti në të gjithë territorin shqiptar do të jetë i kthjellët dhe pa reshje. Bregdeti do të ofrojë kushte ideale për pushuesit, ndërsa në zonat lindore mund të ketë ndonjë vranësirë kalimtare, por pa ndikim në reshje.

Related Posts

Troηditëse në Belgjikë: Nëna dhe vajza ukrainase gjenden të νrara dhe të djεgυra në banesë. Babai Iυfton në frontin e Ukrainës

Një ngjarje tragjike ka tro nditur komunitetin në Belgjikë, ku një nënë 46-vjeçare dhe vajza e saj 6-vjeçare, familjarë ukrainas të zhvendosur në vend gjatë tre viteve…

Asnjë reagim nga policia! Pronari rrahu brutalisht vajzën e vogël që lyp në Tiranë

Një rast shqetësues u filmua nga qytetarët pranë ambienteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku një vajzë e vogël çdo ditë kërkon para nëpër lokalet e hapësira…

Bjondja i zbërthen rripin Redit, i del e dashura nga pas

kena të nxehta kanë marrë vëmendjen e të pranishmëve në një festë private, ku një vajzë bjonde ka joshur me lëvizje provokuese një të ri të quajtur…

Vlora mbulohet sërish nga tymi toksik, i vihet flaka fushës së mbetjeve

Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët ditën e sotme, duke shkaktuar një situatë shqetësuese për banorët, pushuesit dhe mjedisin përreth. Tymi…

Pas tetë vitesh romancë, çifti i njohur i jep fund lidhjes! Zbulohet aryseja që i çoi drejt krizës

Aktorja Dakota Johnson dhe këngëtari i Coldplay, Chris Martin, janë ndarë pas një marrëdhënieje që zgjati gati tetë vjet. Sipas burimeve të ndryshme, kjo ndarje duket të…

Tifoz i zjarrtë i Serbisë/ Shakohoxha: Djali i Vuçiçit mund të jetë nesër në stadium për ndeshjen me Shqipërinë

Një prani e pazakontë mund të shihet nesër në stadiumin e Tiranës, ku do të zhvillohet ndeshja shumë e pritur mes Shqipërisë dhe Serbisë. Komentatori sportiv Dritan…