Grabitja e dështuar përfundon në αksident trαgjik! 3 shqiptarë dhe një polic humbin jetën në Spanjë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku katër persona kanë humbur jetën, mes tyre një oficer i Policisë Kombëtare Spanjolle dhe tre shtetas të dyshuar shqiptarë, të përfshirë në një grabitje.

Ngjarja nisi pas një tentative për grabitje në një farmaci në rrugën Lope de Rueda, në lagjen Puerto de la Torre. Tre persona të dyshuar si pjesë e një bande të strukturuar shqiptare tentuan të grabisin farmacinë, por dështuan dhe u larguan me shpejtësi në një automjet të fuqishëm.

Policia Kombëtare dhe ajo vendore i ndoqën menjëherë, por gjatë arratisjes, grabitësit morën një kthesë të gabuar dhe hynë në drejtim të kundërt në autostradën A-7, në drejtim të Torremolinos.

Në këtë moment ndodhi përplasja fatale me automjetin e një nën-inspektori 48-vjeçar të Policisë Kombëtare, i cili po kthehej në shtëpi pas një turni nate dhe nuk ishte pjesë e operacionit të ndjekjes.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, të dy makinat shpërthyen në flakë. Zjarrfikësit nga stacionet Churriana, Carretera de Cádiz dhe Martiricos mbërritën me shpejtësi në vendngjarje për të nxjerrë trupat nga mjetet e djegura.

Tre të dyshuarit shqiptarë humbën jetën në vend, ndërsa nën-inspektori u nxor nga makina nga oficerët e Policisë Lokale, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Antonio Ramos, baba i dy fëmijëve dhe anëtar i njësisë “Grupo Gotham” që operon natën, ishte përfshirë vetëm pak orë para vdekjes në një operacion ku u arrestuan katër persona që kishin grabitur një turist. Nën-inspektori i ndjerë kishte mbi 20 vite përvojë në shërbim.

Banda, e përbërë nga shqiptarë që ishin nën hetim prej muajsh, dyshohet për të paktën 10 grabitje të tjera në farmaci dhe institucione në Costa del Sol – përfshirë Malaga, Marbella, Estepona dhe Benalmádena. Ata përdornin makina të vjedhura dhe madje kishin grabitur edhe një stacion të zjarrfikësve për të marrë pajisje që u nevojiteshin për hapjen e dyerve dhe kasafortave.

Në vendngjarje ndërhynë edhe Garda Civile, Policia Kombëtare dhe shërbimet emergjente 061. Hetimet për ngjarjen po drejtohen nga Departamenti i Trafikut i Gardës Civile.

Related Posts

Aksident i rende ne vend, detajet

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin trafiku që ndodhi sot pasdite në rrugën Mavrovë–Dibër, njoftoi policia. Në ora 15:50, në DPB Gostivar është raportuar një aksident…

Çfarë ndodhi?! Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri rrihet keq nga Finem

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt…

Balluku “sfidon” SPAK-un, hap 4 tendera 90 milionë euro; Nga arredimi i Tiranë – Durrës, Unaza e Elbasanit e nyja e Kasharit …

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për pabarazi në tendera, e hetuar fillimisht me dy masa sigurie,…

Shembull i plote: Si mund të përfitoni mbi 30 mijë lekë rimbursim nga tatimet për fëmijët nën 18 vjeç

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e…

Data e sakte kur hiqet Pema e Vitit te ri

Viti i Ri kaloi, festat po mbarojnë, por pema vazhdon të qëndrojë në mes të sallonit? Edhe pse na pëlqen shkëlqimi i saj, ekziston një rregull i…

I shanë Shqipërinë/ Këngëtarja shqiptare rreh dy greke

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ? Top Show Magazinë? ishte e ftuar këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila foli ndër të tjera edhe për fillimet e karrierës së…