PIagosja në Rrogozhinë, autori në polici: Më shqetësonte qeni i atyre, atë doja të νrιsja

Një ngjarje e rëndë dhe absurde ka ndodhur paraditen e 6 qershorit në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një çift bashkëshortësh u plagos me armë zjarri dhe vajza e tyre u lëndua lehtë. Pas konfliktit me fqinjët për qenin, Shpëtim Osma qëlloi me armë dhe përfundoi duke plagosur Sami dhe Nadire Disha, si dhe duke dëmtuar vajzën e tyre.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti kishte nisur prej ditësh mes dy familjeve për bagëtitë dhe qenin e familjes Disha, i cili i ruante kafshët. Gjatë një përplasjeje të ashpër mes palëve, Osma është ndier i rrezikuar nga qeni dhe ka deklaruar në polici se “doja të qëlloja qenin, jo njerëzit”. Por plumbat goditën tre pjesëtarët e familjes, duke shkaktuar plagë të rënda, megjithatë të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori tentoi të largohej, por pas rrethimit të zonës nga policia, ai u vetëdorëzua dy orë më pas.

Policia e ka arrestuar në flagrancë dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të pazakontë që u shkaktua, siç thuhet në dëshmi, “nga një qen që shqetësonte fqinjët”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Aksident i rende ne vend, detajet

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin trafiku që ndodhi sot pasdite në rrugën Mavrovë–Dibër, njoftoi policia. Në ora 15:50, në DPB Gostivar është raportuar një aksident…

Çfarë ndodhi?! Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri rrihet keq nga Finem

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt…

Balluku “sfidon” SPAK-un, hap 4 tendera 90 milionë euro; Nga arredimi i Tiranë – Durrës, Unaza e Elbasanit e nyja e Kasharit …

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për pabarazi në tendera, e hetuar fillimisht me dy masa sigurie,…

Shembull i plote: Si mund të përfitoni mbi 30 mijë lekë rimbursim nga tatimet për fëmijët nën 18 vjeç

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e…

Data e sakte kur hiqet Pema e Vitit te ri

Viti i Ri kaloi, festat po mbarojnë, por pema vazhdon të qëndrojë në mes të sallonit? Edhe pse na pëlqen shkëlqimi i saj, ekziston një rregull i…

I shanë Shqipërinë/ Këngëtarja shqiptare rreh dy greke

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ? Top Show Magazinë? ishte e ftuar këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila foli ndër të tjera edhe për fillimet e karrierës së…