Vlora mbulohet sërish nga tymi toksik, i vihet flaka fushës së mbetjeve

Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët ditën e sotme, duke shkaktuar një situatë shqetësuese për banorët, pushuesit dhe mjedisin përreth.

Tymi toksik i çliruar nga djegia e mbetjeve po përhapet me shpejtësi në disa lagje të qytetit, duke krijuar probleme serioze për cilësinë e ajrit dhe shëndetin e qytetarëve.

Tre mjete zjarrfikëse ndodhen aktualisht në terren, duke punuar për lokalizimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet nga zjarri.

Situata është kthyer në një fenomen të përsëritur, veçanërisht problematik tani që ka nisur sezoni turistik dhe qyteti pret një fluks të madh vizitorësh.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe zgjidhje afatgjatë nga autoritetet vendore dhe qendrore, për të ndaluar njëherë e mirë ndotjen e vazhdueshme që rrezikon jo vetëm mjedisin, por edhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Shumë pushues kanë braktisur plazhin dhe po largohen pasi tymi sa vjen e përhapet duke rënduar edhe më shumë situaten.

Related Posts

E dhimbshme në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit!

Një adoleshent 14-vjeçar ka rënë sot nga kati i gjashtë i pallatit. U raportua se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë….

Asllani: Do doja ta shënoja unë penalltinë!

Mesfushori Kristjan Asllani u shpreh se Kombëtares i mungojnë golat pasi kualitetin e ka. Ndër të tjera foli edhe për penalltinë e humbur të Manaj. “Na mungoi…

Tifozi largohet me forcë nga stadiumi për shkak të një bluze me logon e UÇK-së

Pamje të tensionuara janë regjistruar sonte në stadiumin “Air Albania”, gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi, ku një tifoz është larguar me forcë nga efektivët e policisë për shkak të…

Laert Vasili në një romancë dashurie, kush është vajza që i ka vjedhur zemrën

Laert Vasili ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “S’e luan Topi”, ku bëri një rrëfim të sinqertë mbi jetën e tij personale dhe shpirtërore pas…

Mediat serbe e bëjnë dramë: “Lojtarët tanë mezi dolën gjallë. Terror në Tiranë”

Mediat serbe duket se kanë qenë shumë ‘kreative’ me titujt për lajmet e ndeshjes së sotme në Tiranë, në përballjen Shqipëri-Serbi, me rezultatin 0-0. Kurir e ka…

Zbulohen romancat e djemve të Kombëtares! Nga Broja, tek Seferi e Strakosha, kush janë partneret e tyre

Ndeshja e shumëpritur, do të luhet mbrëmjen e së shtunës, ku interesi ka qenë i madh, qëkur u mësua se Serbia dhe Shqipëria ishin në një grup….