Tifozi largohet me forcë nga stadiumi për shkak të një bluze me logon e UÇK-së

Pamje të tensionuara janë regjistruar sonte në stadiumin “Air Albania”, gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi, ku një tifoz është larguar me forcë nga efektivët e policisë për shkak të një bluze me logon e UÇK-së.

Ngjarja ka ndodhur në tribunat e stadiumit, ku forcat e rendit ndërhynë për të larguar tifozin, ndërkohë që nga pamjet filmike duket qartë se ai nuk ka bërë rezistencë, por gjithsesi u shoqërua me forcë jashtë.

Sipas informacioneve, çdo simbol që përmbante referenca për UÇK-në, përfshirë bluza dhe flamuj, është ndaluar të mbahet brenda stadiumit, dhe janë konfiskuar nga autoritetet që në hyrje.

Ky veprim ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ndërsa nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit apo organizatorët e ndeshjes për arsyet e ndërhyrjes së tillë.

Ngjarja vjen në një atmosferë të ngarkuar përballjesh sportive me sfond politik, ku përfshirja e simboleve historike konsiderohet shpesh provokuese apo e ndjeshme në arenën ndërkombëtare.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…