Tashmë nëse kontrolloni WhatsApp-in e partnerit/es do të dënoheni me 10 vite burg — sipas Gjykatës së Lartë

Nëse ndonjëherë e keni bërë, apo edhe vetëm e keni menduar për kureshtje apo xhelozi, tani duhet të dini se kontrollimi i mesazheve të partnerit/es në WhatsApp është vepër penale.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht Gjykata e Lartë e Italisë, e cila e konsideron aplikacionin një sistem informatik të mbrojtur me ligj.

Rasti konkret: Burri që spiunoi ish-bashkëshorten

Rasti që u shqyrtua nga gjykata kishte të bënte me një burrë, i cili gjatë një procesi divorci me ish-bashkëshorten e tij, kishte nxjerrë biseda nga WhatsApp-i, për t’i përdorur si prova në gjyq. Ai kishte hyrë në telefon dhe kishte marrë screenshot-e me informacione të ndjeshme.

Sipas vendimit të gjykatës, burri ka shkelur privatësinë dhe ka hyrë në mënyrë të paligjshme në një sistem të mbrojtur me fjalëkalim, duke kryer vepër penale.

Gjykata thekson se WhatsApp është një sistem informatik në kuptimin juridik, pasi përmes softuerit të tij ndërvepron me rrjetet kompjuterike dhe ruan të dhënat e përdoruesve në mënyrë të mbrojtur.

Kjo do të thotë që hyrja e paautorizuar në të, qoftë edhe nga një person që njeh fjalëkalimin, përbën shkelje ligjore – edhe nëse pajisja është përkohësisht në dispozicionin e tyre.

Edhe me leje, keqpërdorimi është i dënueshëm

Edhe në rastet kur pronari i pajisjes jep leje për përdorim, nëse ajo leje keqpërdoret për të hyrë në biseda apo informacione që nuk janë të autorizuara, personi përgjegjës sërish përballet me pasoja penale.

Dënimet: Deri në 10 vjet burg

Për këto raste, Kodi Penal italian parashikon dënime që shkojnë deri në 10 vite burgim, duke e konsideruar hyrjen në sistem informatik të mbrojtur si një shkelje të rëndë të privatësisë dhe sigurisë personale.

Related Posts

Aksident i rende ne vend, detajet

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin trafiku që ndodhi sot pasdite në rrugën Mavrovë–Dibër, njoftoi policia. Në ora 15:50, në DPB Gostivar është raportuar një aksident…

Çfarë ndodhi?! Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri rrihet keq nga Finem

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt…

Balluku “sfidon” SPAK-un, hap 4 tendera 90 milionë euro; Nga arredimi i Tiranë – Durrës, Unaza e Elbasanit e nyja e Kasharit …

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për pabarazi në tendera, e hetuar fillimisht me dy masa sigurie,…

Shembull i plote: Si mund të përfitoni mbi 30 mijë lekë rimbursim nga tatimet për fëmijët nën 18 vjeç

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e…

Data e sakte kur hiqet Pema e Vitit te ri

Viti i Ri kaloi, festat po mbarojnë, por pema vazhdon të qëndrojë në mes të sallonit? Edhe pse na pëlqen shkëlqimi i saj, ekziston një rregull i…

I shanë Shqipërinë/ Këngëtarja shqiptare rreh dy greke

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ? Top Show Magazinë? ishte e ftuar këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila foli ndër të tjera edhe për fillimet e karrierës së…