Po αrratiseshin pas tεntativës për grabitje në Spanjë, 3 shqiptarët përpIasen me makinën e një oficeri! Humbin të gjithë jetën

Një ndjekje policore një ditë më parë pas tentativës për grabitjeje në një farmaci në Puerto de la Torre në Malaga të Spanjës, ka rezultuar me katër vdekje. Viktimat janë tre grabitësit shqiptarë dhe një polic. Përplasja mes automjeteve ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit, sipas mediave vendase.

Automjeti me të cilët po largoheshin grabitësit po udhëtonte në drejtim të kundërt, dhe për pasojë është përplasur kokë më kokë me një makinë të drejtuar nga një polic. Sipas mediave, oficeri sapo kishte mbaruar punën dhe po kthehej për në shtëpi. Ai nuk ishte pjesë e operacionit policor për të kapur grabitësit e farmacisë.

Si efektivi që humbi jetën ashtu edhe tre pasagjerët e makinës me të cilën udhëtonin grabitësit vdiqën në vend për shkak të përplasjes së fortë. Grabitësit donin t’i shmangeshin efektivëve të policisë duke lëvizur në drejtim të kundërt dhe u përplasën me makinën me të cilën udhëtonte polici.

Sipas autoriteteve spanjolle, tre grabitësit e dyshuar të farmacisë i përkisnin një bande shqiptare që ishte duke u hetuar tashmë për grabitje të tjera. Kjo bandë dyshohet se merret me grabitje duke përdorur metodën “alunizaje” , një teknikë që konsiston në pritjen e mbylljes së biznesit dhe përplasjen e një automjeti në fasadë për të hyrë.

Megjithatë, në këtë rast, ata nuk përdorën një hyrje me thyerje për të grabitur farmacinë e Malagas, pasi grabitësit me sa duket e çaktivizuan sistemin e sigurisë së derës dhe, pa e thyer atë, e manipuluan dhe e hapën atë, sipas burimeve të lartpërmendura, të cilat theksojnë se hetimi është në fazat e tij shumë të hershm. Pasi hynë në farmaci, ata u përpoqën ta hapnin kasafortën duke e goditur me çekiçë, por nuk ia dolën.

Related Posts

Aksident i rende ne vend, detajet

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin trafiku që ndodhi sot pasdite në rrugën Mavrovë–Dibër, njoftoi policia. Në ora 15:50, në DPB Gostivar është raportuar një aksident…

Çfarë ndodhi?! Incident i rëndë në Prishtinë, Butrint Imeri rrihet keq nga Finem

Një ngjarje e rëndë dhune është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy emra të njohur të muzikës janë përfshirë në një konflikt…

Balluku “sfidon” SPAK-un, hap 4 tendera 90 milionë euro; Nga arredimi i Tiranë – Durrës, Unaza e Elbasanit e nyja e Kasharit …

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vënë nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme për pabarazi në tendera, e hetuar fillimisht me dy masa sigurie,…

Shembull i plote: Si mund të përfitoni mbi 30 mijë lekë rimbursim nga tatimet për fëmijët nën 18 vjeç

Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e…

Data e sakte kur hiqet Pema e Vitit te ri

Viti i Ri kaloi, festat po mbarojnë, por pema vazhdon të qëndrojë në mes të sallonit? Edhe pse na pëlqen shkëlqimi i saj, ekziston një rregull i…

I shanë Shqipërinë/ Këngëtarja shqiptare rreh dy greke

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ? Top Show Magazinë? ishte e ftuar këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila foli ndër të tjera edhe për fillimet e karrierës së…